LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Visari Ymeri është anëtar dhe deputet i Lëvizjes bashkë me neve

Kurti: Visari Ymeri është anëtar dhe deputet i Lëvizjes bashkë me neve

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherësh themelues, në fillim të prezantimit të platformës së tij, ka vlerësuar lartë kontributin e ish-kryetarit të Lëvizjes Visar Ymeri.

Kurti tha se Visar Ymeri vazhdon të jetë anëtar i VV-së dhe deputet i kësaj i partie në Kuvendin e Kosovës.

“Dua ta falënderoj Visar Ymerin për udhëheqjen e drejtimin gati trevjeçar të Lëvizjes, për punën e kontributin e angazhimin e vazhdueshëm të tij shumë të dobishëm e shumë të vlefshëm për Lëvizjen tonë. Visari është anëtar në Lëvizje bashkë me neve, Visari  është deputet i Vetëvendosjes në Kuvend bashkë me neve”, tha Kurti.


Kurti tha se do të ndjek praktikën e ish kryetarit Ymeri, i cili sipas tij është konsultuar rregullisht me të gjatë funksionit të tij trevjeçar.

“Unë gjithmonë e kam çmuar dhe e çmoj mendimin e Visarit, si në rrafshin politik e ideologjik, po ashtu edhe në atë institucional e praktik. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk isha më. Kështu do të bëj edhe unë. Do të konsultohem më të për interesin e përgjithshëm të Lëvizjes dhe të mirën për të gjersa ecim së bashku”,  tha ai.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori