E plotësuar- Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka folur edhe për gjuhën e përdorur nga deputetja Aida Dërguti ndaj tij.
Kurti i ka sygjeruar Aida Dërgutit që të kthehet si aktiviste në parti.
Ai ka thënë se është befasuar me gjuhën e saj, megjithatë nuk i ka mbetur hatri .
“Asnjë mospajtim me Aidën nuk e kam pasur. Jam befasuar me reagimin e Aidës. As nuk kam inat sot as nuk më ka mbetur hatri. Ajo ka qenë aktiviste e VV-së dhe është deputete dhe do të ishte më mirë që të bëhej prapë aktiviste e VV-së “ , ka deklaruar Kurti.
Sipas Kurtit bërja publike e bisedave të brendshme i ka dhënë një shije komploti gjithë ngjarjes. /Telegrafi/
———————————–
Albin Kurti: Kam qenë kundër dorëheqjes së Dardanit
E plotësuar- Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar edhe dorëheqjen e Dardan Molliqajt nga pozita e Sekretarit Organizativ të këtij subjekti.
Kurti ka thënë se ka qenë kundër këtij vendimi të Molliqajt.
“Kam qenë kundër dorëheqjes së Dardanit nga pozita e sekretarit, por ai përfundimisht vendosi që të kandidojë për deputetë”, ka thënë Kurti në emisionin Jeta në Kosovë.
Kurti tutje ka shtuar se po të zhvillohej debati në mes të tij dhe Molliqajt në vjeshtë të vitit 2016, Lëvizja nuk do të vinte në këtë pozitë që është sot.
“Shumë më mirë do të ishte që ky debat të bëhej në vjeshtën e vitit 2016 me Dardanin sekretar, sot nuk do të ishim këtu…”, tha Kurti. /Telegrafi/
———————————
Kurti tregon se a ishte pro koalicionit me PDK-në
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pavarësisht problemeve në Lëvizje, ka thënë se Vetëvendosje vazhdon të jetë e vetmja shpresë në këtë vend.
“Ne kemi dorëheqje prej strukturave, por të gjithë ata vazhdojnë të jenë brenda partisë. VV është në gjendje të mirë sot duke pasur parasysh sfidat që i ka përpara”, ka thënë Kurti në emisionin Jeta në Kosovë.
Kurti ka shtuar se problemet e VV nuk ka qenë dashur të diskutohen në media.
“Nuk ka kuptim që pa i diskutuar gjërat në organet e VV-së të diskutohen nëpër studio televizive. Kam insistuar që të diskutohen brenda, unë do ti hapi shtegun një diskutimi në të gjitha organet e VV-së”, shtoi Kurti.
Gjatë kësaj interviste, Kurti po ashtu i është përgjigjur akuzave publike për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Për mua, Kosova është shtet i kapur dhe kapja është e bërë nga udhëheqja e një partie. Kjo nuk do të thotë tash që secili anëtar në PDK është sikurse Veseli. Por, analiza ime është kjo, partitë politike nuk duhet t’i vlerësojmë vetëm a janë në pozitë apo opozitë se ka parti edhe në opozitë që s’janë të mira”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët