LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregon pse takimi me Thaçin zgjati pak dhe se a do të ketë takime tjera

Kurti tregon pse takimi me Thaçin zgjati pak dhe se a do të ketë takime tjera

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas takimit konsultativ që ka zhvilluar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

I pari i LVV-së, ka thënë se ky takim ishte konsultativ dhe pa efekte juridike.

Në këtë takim disa minutësh, e dëgjova presidentin që shprehu interesimin për formimin sa më të shpejt të Qeverisë. Por, gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, mirëpo në bazë të Kushtetutës kjo duhet të bëhet në një kërkesë me shkrim. Do ta diskutoj këtë në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do ta dërgojmë me shkrim propozimin e Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti para mediave, përcjell Telegrafi.


https://www.facebook.com/telegraficom/videos/507266296808204/

Kurti po ashtu ka treguar se pse takimi ka zgjatur aq pak minuta, teksa ka thënë se mund të takohet prapë me Thaçin, por që do të jenë takime institucionale që nënkupton Kurti në pozitën e kryeministrit e Thaçi në pozitën e presidentit.

“Takimi ishte pak minuta për shkak se ishte konsultativ teknik dhe pa efekte juridike, ndoshta do të ketë takime tjera institucionale, por ato do të jenë të tjera”, ka pohuar ai.

Kurti: Jam i gatshëm për takime me LDK-në, nuk mund të kthehemi mbrapa
Lexo po ashtu Kurti: Jam i gatshëm për takime me LDK-në, nuk mund të kthehemi mbrapa

Ndryshe, pas takimit presidenti Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se i ka dhënë Kurtit edhe 48 orë për nomiminin e kandidatit apo kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori