Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se si Qeveri i kanë qëndruar besnik premtimit për nënat lehona dhe fëmijët nën moshën 16 vjeçare, që për herë të parë po marrin mbështetje nga shteti.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Shteti dhe shoqëria përparon atëherë kur askush nuk mbetet mbrapa. Rritja është e qëndrueshme atëherë kur ajo shpërndahet. Këto kanë qenë parimet e qeverisjes sonë”.
“I kemi qëndruar besnik premtimit për nënat lehona dhe fëmijët nën moshën 16 vjeçare, që për herë të parë po marrin mbështetje nga shteti i tyre. Ata gjithmonë kanë qenë aty. Por shteti nuk ka qenë aty me ta, e për ta. Gjatë qeverisjes sonë të deritanishme, mbi 55 mijë nëna lehona dhe mbi 400 mijë fëmijë janë përfitues të shtesave përkatëse”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, me programin “Qeveria për Familjet” që e nisëm në fillim të vitit të dytë të qeverisjes i qëndruam pranë familjeve që nuk kishin asnjë të punësuar. Prej atëherë mbi 2,600 familje kanë përfituar nga kjo masë e punësimit.
“Në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike, kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse për qytetarë në Ballkan si përqindje e Bruto Produktit Vendor, sipas Raportit të Bankës Botërore. Nga subvencionimi i energjisë elektrike, shtesat e njëhershme prej 100 euro e deri te subvencionimi i rritjes së pagave në sektorin privat, nga masat tona mbështetëse kanë përfituar pensionistët, qytetarët me asistencë sociale, familjet në nevojë, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat – praktikisht secila familje. Kuzhinat popullore i kemi mbështetur si asnjëherë më parë. Për 19 prej tyre kemi ndarë 2 milionë euro. Mbështetje u kemi dhënë edhe organizatave që ndihmojnë familjet në nevojë me pako ushqimore. Përmes 42 prej tyre kemi shpërndarë afër 37 mijë pako ushqimore”, tha ai duke shtuar se për dimër më të ngrohtë dhe më të lirë, në muajin dhjetor të vitit të kaluar mbështetën mbi 20 mijë familje në asistencë sociale me subvencionim të blerjes së lëndës djegëse për ngrohje.
“E patëm dyfishuar asistencën sociale për familjet përfituese gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2021, dhe prill dhe shtator 2022. Ndërkohë që asistencën sociale e patëm rritur për 30% krejt në fillim të mandatit. Në shtator të vitit të kaluar gjithashtu lansuam programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, nga i cili mbi 61 mijë familje janë kualifikuar për subvencionim të faturës së energjisë elektrike. Ndërkaq në mes të shtatorit të vitit 2022 dhe marsit 2023 mbi 208 mijë familje që kursyen energjinë elektrike përfituan nga subvencionimi i faturave të energjisë”, tha ai.
Mbështetja e qeverisë, sipas tij për qytetarët tanë ka qenë më e madhe sesa që duket e thuhet edhe për shkak se përfituesit e saj më të mëdhenj janë më shumë sesa që duken, e dëgjohen më pak sesa që duhet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDigjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?