I nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një bisedë për të përditshmen serbe Danas, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, në zgjedhjet parlamentare po përpiqet të kompensojë mungesën e legjitimitetit qytetar “nga poshtë” dhe legjitimitetin ndërkombëtar “nga lartë”.
Krejt kjo, sipas Kurtit, pas debaklit që ka pësuar ish-partia e tij – PDK..
Themeluesi dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, duke komentuar takimin e djeshëm joformal të Presidentit të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe
Hashim Thaçi në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini tha se që të dy nuk përfaqësojnë shtetet e tyre, por interesat e vëllezërve të tyre, për të cilët thotë se janë bërë milionerë
“Kush e di, ndoshta në margjinat e takimit me Vuçiq në Bruksel, asnjëri nuk e përfaqësojnë Kosovën dhe Serbinë por vëllezërit e tyre, të cilët janë bërë pasanikë të mafisë së Ballkanit, dhe kështu mund ta formojnë një bashkëpunim të ri”, ka theksuar Kurti, shkruan Periskopi.
“Danas” pyet Kurtin: Disa media në Prishtinë pohojnë se u arrit marrëveshje për formimin e një qeverie të re dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ri. A janë këto pretendime të vërteta?
Kurti: Së pari, kjo do të jetë një vazhdim i regjimit të vjetër kundër vullnetit të popullit të Kosovës, të cilët votuan për ndryshim. Së dyti në qoftë se shumica e re parlamentare varet direkt nga Lista Serbe dhe Vuçiq atëherë kjo qeveri do të t’i ketë dy qytetet kryesore, Prishtinën dhe Beogradin si dhe pastaj Kosova do të jetë në një krizë të pabesueshme politike të paparë që nga periudha e pasluftës. Lëvizja Vetëvendosje është tashmë partia më e madhe politike në Kosovë. Ne besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të kurajos duhet të kurorëzohet jo vetëm me një parlament të ri, por edhe me qeveri të re të udhëhequr nga Vetëvendosje, si parti social demokrate.
I pyetur se me cilat parti politike është e gatshme Lëvizja Vetëvendosje të formojë koalicion qeverisës, Kurti u përgjigj: “Në radhë të parë ne do të diskutojmë me partitë e koalicionit të përbërë nga LDK dhe AKR”.
Ndërsa, në lidhjen me “Listën Serbe”, Albin Kurti tha se “për fat të keq, Lista Serbe është krahu i zgjatur i autoriteteve të Serbisë. Ajo është e angazhuar për interesat e Beogradit, si dhe është deformim i vullnetit të serbëve të Kosovës.
Serbët nga Kosova duhet të përfaqësojnë vetveten. Ata kanë të drejtë për një jetë të denjë në Republikën e Kosovës. Dialogu i hapur dhe demokratik me ta do të jetë prioriteti ynë. Gjithashtu kemi nevojë për integrim social të komuniteteve pakicë përmes zhvillimit dhe barazisë dhe integrimit jo vetëm institucional.”
Kurti mendon se dialogu i deritashëm me Beogradin në Bruksel nuk ka vënë asnjë kusht për Serbinë, “por është biseduar për punë të brendshme të Kosovës”.
“Prandaj, rezultati s’ka mundur të jetë i drejtë. Përse atëherë s’kanë biseduar edhe për Preshevën, Bujanocin e Medvexhën: Në parim, nuk jemi kundër dialogut, por jemi kundër dialogut pa parime, i cili Kosovën e ka kthyer në një temë agjendën e së cilës e cakton Serbia”, ka deklaruar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?