Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me nënkryetaren Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarët e kryesisë së Lëvizjes, Xhelal Sveçla dhe Hydajet Hyseni, priti në takim kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA Sanxhak), Sylejman Uglaninin, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie Salih Hoti, sekretari i përgjithshëm Ahmedin Shkrijel, sekretari i përgjithshëm i këshillit nacional të Boshnjakëve Mirza Hajdinoviq dhe kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi.
Në njoftimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se në këtë takim miqësor, Uglanin e uroi kryetarin Kurti për zgjedhjet demokratike dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ai shprehu dëshirën e tij që institucionet, qeveria e re të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe ndryshimi për të cilin kanë votuar qytetarët e Republikës së Kosovës të vihet në jetë sa më parë”, thuhet në njoftimin e LVV-së, transmeton Telegrafi.
LVV bën të ditur se Kurti e falënderoi kryetarin Uglanin për urimin dhe vizitën dhe e njoftoi atë me situatën politike në Kosovë, në prag të formimit të institucioneve të reja si dhe me prioritetet e qeverisë së re.
“Punësimi dhe drejtësia për të gjithë dhe pa dallime janë dy synimet kryesore që i lidhin njerëzit dhe e përparojnë vendin”, ka thënë Kurti gjatë takimit.
Tutje në njoftim thuhet se Uglani e njoftoi kryetarin Kurtin për kërkesën për status special për Sanxhakun. Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen në Sanxhak, për pozitën e shqiptarëve dhe boshnjakëve atje, si dhe për aspiratat e tyre për punë e zhvillim drejt një jete të dinjitetshme e pa diskriminim nga Beogradi.
Kurti dhe Uglanin u pajtuan që dëbimi dhe krimet ndaj komuniteteve joserbe në Sanxhak duhet të grumbullohen e të paraqitën botërisht në mënyrë që Serbia të ballafaqohet me të kaluarën por edhe të detyrohet ta ndalë diskriminimin.
Në fund të takimit, Kurti dhe Uglanin shprehen dëshirën për kontakte dhe takime në të ardhmen./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?