LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosovën dhe Malin e Zi i bashkon orientimi euro-atlantik

Kurti: Kosovën dhe Malin e Zi i bashkon orientimi euro-atlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi priti në takim përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë, me rastin e 20 majit, Ditës së Malazezëve të Kosovës dhe në prag të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Në takim ishin Lazar Raduloviq, kryetar i shoqatës malazeze “Lovqen” në Kosovë, Seid Haxhiq dhe Alen Mujeviq nga Drejtoria për Diasporë e Republikës së Malit të Zi, Biserka Gjurgjeviq nga Shoqata e Malazezëve në Podgoricë, si dhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Nikollë Lulgjuraj.

Në këtë takim miqësor kryeministri Kurti uroi Ditën e Malazezëve të Kosovës, njëherësh edhe 21 majin, Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, duke thënë se Kosova dhe Mali i Zi e kanë përkrahur pavarësinë e njëri-tjetrit nga Serbia dhe të dy shtetet i bashkon orientimi euro-atlantik.


“Ne duam që shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Kosovë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre kolektive kulturore dhe politike, si bazë e shëndoshë për marrëdhënie të mira në mes të dy shteteve tona fqinje, për një të ardhme më të mirë të të dy popujve”, tha kryeministri Kurti.

Në njoftim thuhet se pjesëmarrësit vlerësuan lartë rëndësinë e këtij takimi dhe shënimin e kësaj dite, sipër afirmimin e pozitës së komunitetit malazez në Kosovë, ashtu edhe për ndërtimin e mirëbesimit dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore midis dy vendeve dhe popujve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Kalo në kategori