LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Blinken, Kurti: Treguam se si Kosova është rrëfim suksesi

Pas takimit me Blinken, Kurti: Treguam se si Kosova është rrëfim suksesi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në një adresim para mediave, pas takimit, kryeministri Kurti e ka vlerësuar lart takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit.

“Takimi që patëm bashke me presidenten shume i përzemërt, fort i dobishëm për raportet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe SHBA-së. Me këtë rast ne treguam se si Kosova është një rrëfim suksesi në mënyrë të dyfishtë”, tha Kurti.


“Së pari është rrëfim suksesi i punës dhe qëndrueshmërisë së popullit dhe i ndërhyrjes NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Dhe së dyti është rrëfim suksesi i një demokracie cilësore, e cila shkon bashkë me zhvillimin ekonomik. Pra, në kontrast me disa fuqi të tjera nëpër botë të cilat dëshirojnë të tregojnë për zhvillim ekonomik se demokracia nuk është e nevojshme, shteti jo i madh i Kosovës është një shembull i madh se zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore shkojnë bashkë”, tha ai.

Në takim me Osmanin dhe Kurtin, Blinken: Po punojmë së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për SHBA-në dhe Kosovën
Lexo po ashtu Në takim me Osmanin dhe Kurtin, Blinken: Po punojmë së bashku për të përcaktuar disa çështje të rëndësishme për SHBA-në dhe Kosovën

Kurti thotë se nga Amerika kërkuan mbështetje në disa fusha përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen.

Osmani në takim me Blinkenin: Partneriteti ynë me SHBA-në është ekzistencial
Lexo po ashtu Osmani në takim me Blinkenin: Partneriteti ynë me SHBA-në është ekzistencial

“Njëkohësisht ne përfituam nga rasti, nga sekretari Blinken të kërkojmë shtimin e investimeve amerikane në Kosovë, por gjithashtu edhe ta rrisim shkëmbimin tregtar mes dy vendeve tona. Edhe në NATO ne e kemi bashkëpunimin shumë të ngushtë me SHBA-në për shkak se mbrojtja është një fushë në të cilën Kosova e ka rritur ndjeshëm buxhetin, synojmë që siguria e Kosovës ta ketë për partner edhe të padiskutueshëm por gjithnjë e më të fuqishëm, pikërisht ShBA-të”,ka thënë Kurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori