Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës rreth dialogut me Serbinë ka thënë se Kosova ka tri leva të cilat duhet ti shfrytëzojë në raport me Serbinë.
“Ky dialog po zhvillohet jo për ta marrë Kosova ulësen në OKB, por që Serbia të anëtarësohet në BE”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, paradoksalisht ne kemi qenë të varur nga Serbia, por tash, ajo është e varur nga Kosova dhe kjo ta bëjë me Kapitullin 35.
“Ne i kemi tri leva në raport me Serbinë: E para procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE, që varet prej nesh; e dyta tregu zyrtarisht gjysmë miliardësh në Kosovë; si dhe reciprociteti i të drejtave në Kosovë në serbi, kur dihet se më shumë shqiptarë ka në serbi se sa serb në Kosovë”, ka thënë ndër tjerash Kurti.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës, me kërkesë të PSD-së është duke u zhvilluar një debat rreth dialogut me Serbinë, përkatësisht formatit si dhe hapave që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251