LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim pjesëmarrësit e konferencës parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”

Kurti priti në takim pjesëmarrësit e konferencës parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim pjesëmarrësit e konferencës së parë parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse në konferencë si dhe potencialin e mundësitë e forcimit të bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti theksoi progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.


Ai veçoi investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hekurudha, politikën energjetike 2022-2030 për Kosovën dhe prioritetet e qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme.

Krahas shprehjes së mirënjohjes për vizitën në Kosovë, pjesëmarrësit potencuan gatishmërinë për angazhimin e tyre me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, rritje të shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe zhvillimit të turizmit.

Të pranishëm ishin kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Mjedis dhe Transport dhe anëtarë të këtyre komisioneve nga Turqia, Estonia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, së bashku me kryetaren e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli, ekspertë të kësaj fushe, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe studentë nga departamenti i Komunikacionit dhe Transportit nga Universiteti i Prishtinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori