Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar programin e tij qeverisës, dhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti ka thënë se kryeprioritet kanë kthimin në normalitet, në rast se vihet sërish në krye të qeverisë. Ai ka thënë së pandemia COVID-19 ka shkaktuar kriza të shumta, dhe që për këtë kanë një plan të veçantë, transmeton Telegrafi.
“Masat e veprimit të menjëhershëm do të jenë: vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimit të qëndrueshëm të barnave dhe testeve, trajnimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, komunikim transparent dhe i dendur me qytetarë. Krejt bashkë ecim drejt 14 shkurtit, sfida është e madhe por vullneti është më i madh. Duam ta nxjerrim Kosovën nga kriza e shumëfishtë. Ka rënie në ekonomi, vende të humbura të punës, kthimi i jetës në normalitet është prioriteti i yni në vitin e parë të qeverisjes. Synojmë një ekonomi që del nga pandemia e shëruar edhe nga shumë sëmundje tjera që e kanë përcjellur deri tani”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit.
Kurti ka folur edhe për forcimin e turizmit rural, e po ashtu edhe për të drejtat e komuniteteve joshumicë.
“Qeveria jonë do të kujdeset që të vazhdohet me procesin e depolitizimit e normalizimit të punës në ndërmarrjet publike, aq të goditura nga pandemia ashtu edhe nga keqmenaxhimi, e zhvatja e tyre për dy dekada. Këto ndërmarrje duhet të kalojnë nga pengues, në mbështetës të rritjes së ekonomisë. Nga absorbues të buxhetit në kontribuues”, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu ka folur edhe për krijimin e Fondit Sovran, dhe Bankës Zhvillimore të Kosovës, dhe se do të shuajë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe asetet e saj do të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.
Kurti ka thënë se me planin e tyre qeverisës të gjitha kategoritë do të ndihmohen, duke shtuar se në programin e tyre qeverisës pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe se të dy prindërit do të kenë pushimin e lehonisë.
“Do të punojmë pa ndërprerë, zotohem për këtë. Çdo vend pune do të jetë me kontratë, do të shtojmë inspektorët nëpër punë. Paga minimale do të rritet në 250, pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe shteti do të jetë pjesëmarrës për pagesë dhe këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit”, tha Kurti.
Ai madje tha se nënat që janë të papuna, në 6 muajt e parë të lehonisë do të paguhen me nga 250 euro.
Po ashtu, Kurti tha se do të ndihmojë edhe çiftet e reja me banim.
Kurti ka pasur premtime edhe për studentët.
Ai ka thënë se pos që do të ndajnë bursa për studentët arsimi publik do të jetë falas.
“Do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit”.
Në fushën e shëndetësisë Kurti ka thënë se do të përmbushet premtimi për funsksionalizimit të sigurimeve shëndetësore.
“Nuk do të ketë spitale të harruara dhe lista e barnave nuk do të ketë mungesa. Do të ketë përmirësim të kushteve të punonjësve shëndetësorë”.
Në fushën e drejtësisë Kurti ka premtuar drejtësi të pavarur dhe fillim të sistemit të vettingut.
“Vettingu do të fillojë nga sistemi prokurorial dhe gjyqësor”.
Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje ka premtuar luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai ka thënë se nuk do të lihen anash as krimet e luftës.
“Do të bëjmë padi ndaj Serbisë për krime të luftës dhe gjenocid në Kosovë”.
Kurti ka paraparë reforma edhe në polici duke mundësuar pensionimin e parakohshëm të policëve dhe regrutimin e policëve të ri.
“Nivelet e larta të policisë do t’i nënshtrohen procesit të vettingut… Forcimi i policisë do të bëhet edhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin…Do ta forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtarë për të luftuar krimin e organizuar”.
Për artin dhe artistët Kurti ka premtuar vet qëndrueshmëri financiare.
“Kosova do të ketë objekt të operas dhe baletit. Do të këndellen muzetë në vendin tonë”, ka deklaruar Kurti.
Kurti në këtë adresim ka prezantuar edhe listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë