LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me përafrim të njëanshëm nuk mund të ketë marrëveshje

Kurti: Me përafrim të njëanshëm nuk mund të ketë marrëveshje

Lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pasi doli nga takimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku të pranishëm për më shumë se një orë ishin edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ka thënë para medieve se nuk do t’i ndalë përpjekjet për marrëveshje, por sipas tij, nuk mund të bëjnë marrëveshje nëse ka përafrim të njëanshëm.

Kurti u shpreh se në stilin “merre ose lëre”, ashtu siç po insiston, sipas tij LDK-ja, nuk mund të arrihet marrëveshja për koalicion.

“Janë propozime te datës 24 janar dhe 27 janar. Mirëpo për marrëveshje nevojitet përafrim i dyanshëm jo përafrim të njëanshëm. Ne jemi afruar, por kemi insistim të asaj ofertës në 8 janar, ne stilin merre ose lëre. Në këtë formë merre ose lere nuk mund të arrijmë marrëveshje. Unë përpjekjet nuk i ndali në shndërrimin ndryshimit politik të 6 tetorit në ndryshim institucional të Republikës së Kosovës”, u shpreh Kurti, raporton Telegrafi.


Nuk ka marrëveshje LVV-LDK, s’bën punë as QUINT-i
Lexo po ashtu Nuk ka marrëveshje LVV-LDK, s’bën punë as QUINT-i

Lideri i LVV-së, tha se interesimi i tij për të arritur marrëveshje nuk ka qenë asnjëherë më i madh se tani, ‘por nëse ka përafrim vetëm nga njëra anë nuk është e mundur të bëhet marrëveshja’.

“Populli e ka dhënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime kurrë s’ka qenë më e madhe për marrëveshje, me vullnet të mirë dhe punë të palodhshme pa u kursyer e pa rezerva për të arritur marrëveshje. Por po e them edhe njëherë me përafrim të njëanshëm nuk mund të ketë marrëveshje”, tha Kurti.

Ndërsa, lideri i LDK-së, Isa Mustafa e la të hapur mundësinë për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë i pranon kushtet e tyre për bashkëqeverisje, atëherë ata janë të gatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori