LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka marrëveshje LVV-LDK, s’bën punë as QUINT-i

Nuk ka marrëveshje LVV-LDK, s’bën punë as QUINT-i

As prania e Shefes së Zyrës së BE-së dhe ambasadorëve të QUINT-it nuk ka ndihmuar që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës, në takimin e sotëm të arrijnë marrëveshje për koalicion qeverisës.

Takimi i liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku morën pjesë edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ka përfunduar pa arritjen e një marrveshjeje për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike.


Dështimin në arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke lënë të hapur mundësinë për arritjen e marrëveshjes.

“Ne biseduam me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë e një koalicioni qeverisës. Informuam edhe ambasadorët QUINT-it, sepse ata kishin për qëllim me ardhjen e tyre vetëm sa të informohen jo të ndërmjetësojnë dhe të ndikojnë në procesin e marrëveshjes. Si Lidhje Demokratikë e Kosovës ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar është një zgjidhje, e cila i kontribuon marrëveshjes qeverisëse, e cila balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimin e qytetarëve që e kemi marrë ne zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar dhe u shprehëm se mbesim të hapur nëse Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje. Ne jemi të gatshëm për të bërë marrëveshje dhe konsiderojmë se do të jetë një marrëveshje e cila i kontribuon vendit, i kontribuon luftës kundër korrupsionit, i kontribuon zhvillimit ekonomik, dhe i jep përgjigje qytetarëve në besimin që e kemi marrë”, u shpreh Mustafa, raporton Telegrafi.

Edhe Albulena Haxhiu e LVV ka konfirmuar se nuk është arritur marrëveshja.

“Do të doja që të thoja që marrëveshja është realizuar. Por nuk mund të them një gjë të tillë, pasi LDK po insiston të kërkesa e tyre e datës 8 janar”, tha ajo

Ajo tha se LDK po insiston që të marr postin e Kryetarit të Kuvendit. “Nuk ka marrëveshje, për shkak të insitimit të LDK-së që të kthehemi në gjendjen e para 26 dhjetorit”.

“Me këtë qasje nuk po tregon se nuk ka vullnet për të qeverisur bashkë. Prandaj në emër të LVV e ftoj LDK-në që të punojë në arritjen e vullnetit të qytetarëve. Secili skenar pa Vetëvendosje në qeverisje do të jetë i dëmshëm për Kosovën. Ne kemi menduar se më 6 tetor është kryer puna, por s’qenka kryer duhet të angazhohemi më shumë”, u shpreh Haxhiu.

Ambasadorët e QUINT-it dalin nga takimi LVV-LDK
Lexo po ashtu Ambasadorët e QUINT-it dalin nga takimi LVV-LDK

Para takimit të sotëm kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se  “LDK-ja ka paraqitur ofertën që është shumë e balancuar”.

“Sa i përket LDK-së, ne i kemi bërë të qarta qëndrimet dje. Ne kemi ofruar një zgjidhje e cila funksionin, e cila ju ofron dy palëve një partneritet të fortë, edhe do të thotë një balancim të pushteteve”, tha Mustafa.

Ai ka thënë se LDK nuk i ka ftuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe se këtë e ka bërë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndryshe, ambasadorët e vendetve të QUINT-it kanë lëshuar sot një deklaratë për media ku kanë ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tyre karshi formimit të Qeverisë së Kosovës.

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë  thënë se çdo lajm se që qeveritë e tyre mbështesin një parti ose kandidat të caktuar në zgjedhje, është i pasaktë.

Vendet e QUINT-it: Ne nuk do të ndërmjetësojmë për formimin e Qeverisë së Kosovës
Lexo po ashtu Vendet e QUINT-it: Ne nuk do të ndërmjetësojmë për formimin e Qeverisë së Kosovës

Dy subjektet politike po qëndrojnë të palëkundura në qëndrimet e tyre. LDK po insiston në postin e kryeparlamentarit dhe zotimin për postin e presidentit, derisa VV këmbëngulë që Glauk Konjufca të mos shkarkohet nga detyra, në të cilën ishte zgjedhur në seancën konstituive të 26 dhjetorit

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi e ka nominuar kryetarin e LVV, Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori