LAJMI I FUNDIT:

Kurti, opozitës: Byroja nuk do të konfiskojë pasurinë e pajustifikueshme, këtë e bën vetëm Gjykata

Kurti, opozitës: Byroja nuk do të konfiskojë pasurinë e pajustifikueshme, këtë e bën vetëm Gjykata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Byroja për Verifikim të Pasurisë nuk do të ketë kompetencë që të konfiskojë pasurinë e pajustifikueshme, pasi ajo nuk është as Prokurori, e as Gjykatë.

Pas deklaratave nga opozita se Byrosë për Verifikim të Pasurisë po i jepet më shumë kompetencë se që duhet, pasi do ta drejtojë vetëm një person i cili zgjidhet me një votim të thjeshtë në Kuvend, Kurti ka deklaruar se kjo Byro nuk do të konfiskojë pasuri.

Abdixhiku: Projektligji për pasurinë e pajustifikueshme ka përplasje me Kushtetutën, të konsultohet Komisioni i Venecias
Lexo po ashtu Abdixhiku: Projektligji për pasurinë e pajustifikueshme ka përplasje me Kushtetutën, të konsultohet Komisioni i Venecias

Ai theksoi se konfiskimi bëhet vetëm nga Gjykata.


“Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme bëhet vetëm nga Gjykata. Gjykata e garanton procedurën profesionale dhe respektim të palëve në procedurë të cilën e njeh Kushtetuta dhe Ligjet në fuqi. Pra, konfiskimin nuk e bën Byroja, por gjykata”, theksoi Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri i AAK-së: Prapa këtij Ligji për Konfiskim të Pasurisë është persekutimi i oponentëve politik, jo interesi publik
Lexo po ashtu Tahiri i AAK-së: Prapa këtij Ligji për Konfiskim të Pasurisë është persekutimi i oponentëve politik, jo interesi publik

I pari i ekzekutivit u shpreh se Byroja vetëm e inicion verifikimin e pasurisë.

“Procedurën e verifikimi të pasurisë e inicion Byroja, ku përmes zyrtarëve të saj bën verifikimin i pasurisë së palës dhe të të hyrave të tij, apo saj. Nëse ka shpërputhje në mes të të hyrave dhe pasurisë, deri në vlerën e paraparë me Ligj, atëherë Byroja ka të drejt të paraqes çështjen në Gjykatë për vlerësim të mëtutjeshëm. Byroja nuk është prokurori, përveçse nuk është Gjykatë”, tha Kurti. /Telegrafi/