LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Projektligji për pasurinë e pajustifikueshme ka përplasje me Kushtetutën, të konsultohet Komisioni i Venecias

Abdixhiku: Projektligji për pasurinë e pajustifikueshme ka përplasje me Kushtetutën, të konsultohet Komisioni i Venecias

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dhënë vërejtjet e tij në lidhje me Byronë për Konfiskimin për Pasurisë dhe ka kërkuar që propozimi për këtë Ligj të dërgohet për konsultim në Komisionin e Venecias.

Fillimisht, Abdixhiku tha se janë pro miratimit të këtij Ligji dhe se ata si LDK dalin vullnetarë t’u verifikohet pasuria, por me disa ndryshime.


“I gjithë grupi ynë, ofrohemi vullnetar që ky verifikim të nis nga ne. Meqë jemi të zëshëm që e mbështesim idenë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, meqë s’kemi çfarë të fshehim dhe jemi të hapur, më lejoni të jap vërejtjet në lidhje me këtë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se Byroja nuk mund të ketë vetëm një individ me autoritet të plotë, por duhet të ketë një grup, ndërkaq kërkoi që ky grup të zgjidhet me shumicën e kualifikuar votave në Kuvendin e Kosovës.

“Byroja në draftin e prezantuar udhëhiqet nga një drejtor që e ka autoritetin më shumë se çdo organ të drejtësisë në vend. Kaq shumë fuqi të vendosur në një njeri nuk parasheh Kushtetuta e Kosovës. Drejtori i Byrosë është me autoritet të plotë dhe meqenëse ka kaq shumë autoritet në kërkojmë që të mos jetë njeri, por një grup. Pastaj kjo mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë. Kërkojmë që të mos jetë vetëm një individ por nga një grup, dhe ata të zgjidhen nga shumica e kualifikuar, jo nga një shumicë e thjeshtë”, tha kryetari i LDK-së.

Ai tha se ky Ligj ka përplasje me Kushtetuesen e Kosovës dhe nëse miratohet kështu, ai do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ky Projektligj në formatin e tanishëm do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese, dhe ky nuk duhet të jetë qëllimi juaj sot. Dërgojeni fillimisht në Komisionin e Venecias për mendim, ky për neve është parakusht, e nëse nuk e dërgoni atëherë tregoni se nuk e keni përnjëmend”, theksoi Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori