LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nëse do të dështonte koalicioni me LDK-në, do të rrëzohesha në Kuvend, por mandatin nuk do ta dorëzoja

Kurti: Nëse do të dështonte koalicioni me LDK-në, do të rrëzohesha në Kuvend, por mandatin nuk do ta dorëzoja

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur detaje të pa thëna rreth negociatave që i kanë bërë më Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se negociatat me LDK-në ishin të vështira, dhe se në rast se do të dështonte marrëveshja ai nuk do ta dorëzonte mandatin, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e pakicës për mua do të shënonte dështimin e marrëveshjes që unë nuk e kam dëshiruar, dhe një tentativë e cila nuk do të kishte sukses. Por, nuk do të ngeleshim të ngujuar që ta dorëzonim mandatin. Do të rrëzohesha në Kuvend por nuk do ta dorëzoja mandatin. Kur Glauku e ka pa që unë jam i gatshëm të rrëzohem në Kuvend nëse s’kemi marrëveshje, ai e ka përjetuar shumë rëndë këtë gjë. Kur i thashë Glaukut aso kohe: ti ngel kryetar Kuvendi, unë lider i opozitës, dhe për 6 muaj do të shkaktojmë zgjedhje sërish dhe do t’i fitojmë prapë ato zgjedhje, ai ka mbetur dhe filloi të flasë me mua gjërat që i ka thënë edhe në publik”, ka thënë Kurti, për RTK.


Për zhvendosjen e fotografisë së Thaçit, Kurti: I besoj Vjosës, nuk bën veprime pa arsye të thella
Lexo po ashtu Për zhvendosjen e fotografisë së Thaçit, Kurti: I besoj Vjosës, nuk bën veprime pa arsye të thella

Kurti ka pohuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet për shkak se qytetarët i duan idetë e LVV-së.

Ai ka thënë që Qeveria që udhëheq ai të mos e vazhdojë trendin e qeverive të kaluara, të cilat kanë qenë afatshkurtëra, duke shtuar se korrupsioni nuk do të ketë vend në qeverisjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori