LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Mynih: Serbia bëri krime në Kosovë, t’i hapë arkivat shtetërore

Kurti në Mynih: Serbia bëri krime në Kosovë, t’i hapë arkivat shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih i ka bërë thirrje edhe njëherë Serbisë që t’i hapë arkivat shtetërore.

Kurti ka deklaruar se krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore.

“E kaluara nuk ka kaluar ende kur krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara. Në panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynih 2022 : “Të humbur në tranzicion: sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale” i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Duke përmendur Masakrën e Reçakut, kryeministri theksoi se e kaluara nuk ka kaluar ende, përderisa krimet e luftës dhe gjenocidi vazhdojnë të mohohen.

Kurti më tej theksoi se na duhet drejtësia tranzicionale që të mund të shërohet shoqëria, dhe që të kemi mundësi për të ecur së bashku përpara, drejt së ardhmes.

“Në të njëjtën kohë duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre”, shtoi ai.

Në rastin e Kosovës, drejtësinë tranzicionale e kemi prioritet, theksoi kryeministri Kurti, duke përmendur disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, themelimin e Komisionit për hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori