Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron t’i jap më shumë fuqi Miroslav Lajçak, por sipas tij nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se në takimin e 18 gushtit në Bruksel ka prezantuar një kornizë të përgjithshme të dialogut.
Këto komente Kurti i bëri nga Gjilani pas takimi që zhvilloi me kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni.
“Unë kam propozuar kornizën e përgjithshme të dialogut, ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i jap edhe më shumë fuqi zotit Lajçak, sikurse i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme por nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozimi fanko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash e jepni vërejtjet. Më shumë ka si të them ide që qarkullojnë Berlin, Bruskel, Washington, por edhe Londër, Romë, Paris, Beograd dhe Prishtinë. Unë kam zotim të plotë për transparencë për procesin, por është edhe konfidencialiteti i bisedimeve paralelisht me transparencën e procesit, dhe të gjitha idetë me të cilën shpeshherë ne testohemi nga zyrtarë dhe diplomatë të ndryshmit nuk mund t’i hedhim në opinion. Pra duhet diçka të ngurtësohet që të publikohet, përderisa është le të themi në gjendje të lëngshme nuk është korrekte nga ana ime që ta publikoj. Pas ngurtësimit vjen publikimi”, tha ai.
Lidhur me trendet ekonomike, për të cilat foli edhe dje, kryeministri Kurti theksoi se të arriturat janë të pakontestuara dhe në këto kanë ndikuar edhe vullneti i disa vendimeve të Qeverisë.
Lidhur me kritikat e opozitës për këto trende, Kurti tha se opozita e sulmon dhe kritikon sepse e ka detyrë.
“Asnjëra prej shifrave që unë kam prezantuar nuk është kontestuar opozita më sulmon, opozita më kritikon sepse e ka këtë detyrë për nga natyra, mirëpo përndryshe të arriturat tona janë të padiskutueshme. Nuk mund të them se rritja e bizneseve të ekonomisë në përgjithësi e në veçanti e eksporteve është dora e qeverisë, por është vullneti dhe disa vendime të qeverisë, dora është e punëtorëve, punëtorët që kanë prodhuar e që pastaj bëhet eksporti ata e kanë dorën ne e kemi vullnetin dhe vendimin”, u shpreh Kurti.
Në Gjilan, shefi i qeverisë kosovare foli edhe rreth dorëheqjen së ministrit, Rifat Latifi nga posti i ministrit të Shëndetësisë, për të cilit u shpreh se bëri aq sa mundi për 10 muaj udhëheqje.
Kurti tha se me Latifin do të vazhdoj bashkëpunimin dhe se nuk ka asnjë projekt që ai e ka nisur e që Qeveria do ta ndal.
“Unë nuk e kam shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, ai ka dhënë dorëheqje unë e kam falënderuar për punën dhe angazhimin ai nuk ka kursye as dijen as përvojën dhe as kontaktet ndërkombëtare dhe për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur, por ai nuk është një person që nuk reflekton edhe mbi punën e vet dhe ai ka thënë se me situatën me të cilën ballafaqohet dhe me kapacitetet që ekzistojnë kaq mund të bëjë. Pra ju e dini që doktor Rifat Latifi është një akademik dhe profesionalist i shkëlqyer dhe ka vlerë të madhe edhe si akademik perëndimor. Unë do të vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimin me të jo në këtë detyrë me vullnetin e tij. Nuk ekziston asnjë projekt që ai ka nisur e ne do ta ndalim, dhe nuk ekziston asnjë punë që ai është angazhuar dhe ne nuk do ta vazhdojmë“, tha ai.
Shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para në mënyrë që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike.
“Nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para në mënyrë që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike, çfarë ne po bëjmë është se së pari po tregojmë se është e mundshme të mos i shpenzosh të gjitha paratë sepse qeveritë e kaluara kanë krijuar borxhe sikurse po e shohim edhe këtu në Gjilan ndërsa ne edhe zvogëlojmë borxhin edhe tregojmë se është e mundshme të ruhet paraja publike. Për punët që nuk kryhen nga operatorët ekonomik ne nuk paguajmë, ne paguajmë vetëm për punët që kryhen. Tash meqenëse ka pas inflacion dhe kemi pas vërejtje se kontratat janë vjetërsuar për nga shuma me të cilën duhet të kryhen punët me ministrinë e Financave e kemi përpiluar një projekt-ligj mbi punët publike në mënyrë që të merret përsipër edhe çështja e inflacionit”, tha ai.
E gjatë qëndrimit në Gjilani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi edhe disa biznese por edhe mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj