Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nënkryetar i Lëvizjes, Besnik Bislimi, deputetja, Fitore Pacolli, dhe zyrtarja nga sekretariati për marrëdhënie me jashtë, Diona Budima, pritën sot delegacionin e Partisë Social-Demokrate nga Bundestagu gjerman, të përbërë nga deputetët, Josip Juratovic, deputeti Dr. Martin Rosemann, me bashkëpunëtorët e tyre, Roberta Walser, Yannick Schulze, Dr. Christian Steg, si dhe drejtori i Fondacionit Friedrich-Ebert në Kosovë, Frank Hantke.
Sipas një njoftimi të VV-së, Social-Demokratët nga Gjermania, deputetët së bashku edhe me të rinjtë social-demokratë, në kuadër të vizitës së tyre në rajon, u interesuan mbi zhvillimet e fundit politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, si dhe shprehën interesim të veçantë të informohen rreth programit politik dhe angazhimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Gjatë takimit, Kryetari Kurti shpalosi parimet dhe prioritetet programore të Lëvizjes, të orientuara në shtetndërtim demokratik dhe zhvillim socio-ekonomik. Ai foli për domosdoshmërinë e luftimit të krimit e korrupsionit si për sistemin e drejtësisë ashtu edhe për investimet në ekonomi. Dhe, për rëndësinë e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, nevojën për forcimin e së majtës në Evropë dhe solidaritetin brenda saj, si rrugë të sigurt që mbron e ngrit BE-në”, citohet të ketë thënë Kurti.
Në trajtimin e zhvillimeve aktuale politike në Kosovë, mes të tjerash, Kurti thuhet të ketë theksuar se dialogu i Presidentit të Kosovës Thaçi me Presidentin e Serbisë Vuçiq për korrigjim të kufijve e shkëmbim territorial është i padrejtë, i dëmshëm qysh sot dhe i rrezikshëm në vijim.
“Juratovic dhe z.Kurti u pajtuan se ky pazar në tentativë midis presidentësh, vije nga karakteri autokratik i pushteteve të këtyre dy presidentëve e që është edhe kundër demokracisë edhe kundër republikës. Prandaj, tani si kurrë më parë nevojitet një komunikim, koordinim dhe solidaritet mes partive social-demokrate në rajon dhe Evropë. Në fund të takimit palët shprehën gatishmërinë dhe interesin për thellimin e bashkëpunimit mes Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftimin për media.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 56 në 51, si mbeti LVV pa pesë deputetë në Kuvend?
Gjenden 75 mijë euro të padeklaruara në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të një veture në Merdar
Ndërpritet transmetimi i seancës, deputetët e opozitës protestojnë para RTK-së: Tendenca e Qeverisë është që të mbytë fjalën e lirë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet
Paralajmërimi i Kurtit për hyrjen e boshnjakëve në Kosovë me letërnjoftim, Sarrazin: Dodik tregoi mospërfillje për lirinë e lëvizjes së popullit të tij
Abazi: Në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, por strukturave jashtë institucionale – edhe në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro
Sondazhet më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë
Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi
Kurti i super gëzuar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros: Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme