Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për zëvendësimin e tarifës 100% ndaj importit të mallrave të Serbisë me zbatimin gradual të reciprocitetit.
Kurti ka thënë se qytetarët e Republikës së Kosovës çdo herë kanë shprehur vullnetin që të trajtohen e trajtojnë barabarësisht nga e me qytetarët e shteteve në rajon, transmeton Telegrafi.
“Reciprociteti, si parim e veprim, zgjeron mundësitë e respektimit të ndërsjellë shtetëror e të të drejtave. Nuk ka asnjë zhvillim të qenësishëm të rajonit tonë nëse lejohen përpjekjet që e pozicionojnë si të pabarabartë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Ndaj vendimi ynë afirmon raportet e barabarta ndërshtetërore, respektimin e drejtave universale dhe krijon klimën e drejtësisë në mes shoqërive”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Për më shumë shkrimi i plotë i Kurtit:
“Reciprocitet, sepse barazi.
Sot në ora 00:00 hyri në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e tarifës 100% ndaj importit të mallrave të Serbisë me zbatimin gradual të reciprocitetit, parim ky universal dhe i të drejtës ndërkombëtare, si dhe për largimin e tarifës 100% ndaj Bosnje-Hercegovinës.
Republika e Kosovës ka pasur e ka ende nevojë që qytetarët e saj, ndërmarrësit, profesionistët, punëtorët të trajtohen barabarësisht, pa paragjykime, pa pengesa, pra me dinjitetin e domosdoshëm, kur zhvillojnë aktivitetet jetësore e profesionale. Nuk ka pra, asnjë arsye legjitime e legale që të pranohet se shtetasit e Republikës së Kosovës dhe autoritetet tona mund të diskriminohen e pengohen kur ata eventualisht kanë nevojë të ndërveprojnë me autoritetit e Serbisë në kuptimin tregtar, civil apo të ndonjë sfere tjetër ndërshtetërore.
Qytetarët e Republikës së Kosovës çdo herë kanë shprehur vullnetin që të trajtohen e trajtojnë barabarësisht nga e me qytetarët e shteteve në rajon. Reciprociteti, si parim e veprim, zgjeron mundësitë e respektimit të ndërsjellë shtetëror e të të drejtave. Nuk ka asnjë zhvillim të qenësishëm të rajonit tonë nëse lejohen përpjekjet që e pozicionojnë si të pabarabartë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Ndaj vendimi ynë afirmon raportet e barabarta ndërshtetërore, respektimin e drejtave universale dhe krijon klimën e drejtësisë në mes shoqërive.
Po ashtu, Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT) e vitit 1947, e ndryshuar më 1994, që është dhe instrumenti themelues i Organizatës Botërore të Tregtisë, njeh parimet themelore të reciprocitetit, mosdiskriminimit e shtetit më të favorizuar. Këto parime vlejnë për të siguruar trajtim të barabartë të palëve në politikat tregtare duke eliminuar barrierat.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) e vitit 2007, ndër të tjera, ka për qëllim eliminimin e barrierave tregtare dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave në transit, lëvizjen ndërkufitare të mallrave e shërbimeve në territoret e vendeve e midis tyre.
Që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, Serbia ka aplikuar një sërë barrierash tregtare jotarifore ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë të tillat në tranzit, ato teknike dhe barrierat politike. Kështu Serbia ka dëmtuar eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës duke rezultuar me një deficit të lartë tregtar për vendin tonë.
Masat që Serbia i ka aplikuar në vazhdimësi në formën e barrierave jotarifore:
(a) Masa për dokumente dhe praktika që prekin çështjet tregtare, siç janë: (1) kërkesat për certifikata të origjinës dhe dokumentacionit veterinar e fitosanitar për mallrat e eksportuesve dhe importuesve të Kosovës, që e shfrytëzojnë Serbinë vetëm si vend tranzit; (2) vonesat në zbatimin e kërkesave për vlerësimin e cilësisë për eksportet e Kosovës; (3) mosrespektimi i marrëveshjes dypalëshe për etiketim të produkteve midis Kosovës dhe Serbisë, nën patronatin e BE-së; (4) mosnjohja e automjeteve të regjistruara në Kosovë, përfshirë automjetet komerciale, etj.
(b) Masa në pengimin e lëvizjes së lirë të personave dhe mosnjohjen e kualifikimeve profesionale, konkretisht mosnjohja e dokumenteve: (1) pasaportat; (2) letërnjoftimet; (3) patentë-shoferët; (4) diplomat; (5) certifikatat; etj.
Implementimi i masave të reciprocitetit nga autoritetet e Republikës së Kosovës do të jenë graduale dhe si përgjigje proporcionale me sjelljen e autoriteteve të Serbisë.
Parimi i respektit të ndërsjellë duhet të mbizotërojë, në mënyrë që mos të ketë barriera midis dy shteteve. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vullnetin për të zhvilluar e kultivuar marrëdhënie tregtare, me të gjitha shtetet në rajon, pa pengesa të padrejta, mbi bazën e parimeve të pranuara ndërkombëtarisht, në respekt të traktateve ndërkombëtare dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës