LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime sikurse Kosova

Kurti: Edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime sikurse Kosova

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidatin për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, nga LVV-ja Boiken Abazi kanë mbajtur një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Kurti ka thënë se edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime sikurse Kosova.

Ai ka shtuar se mbështetja që ka LVV-ja nga qytetarët do të reflektohet edhe në zgjedhjet e 25 prillit.


“Jemi të bindur që kjo mbështetje do të reflektohet edhe në zgjedhjet e radhës, ku qytetarët duhet të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Ndryshimet në Kosovë janë bërë, edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë dhe e jona”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se edhe në Kosovë edhe në Shqipëri duhet të kthehen shqiptarët që të investojnë.

Kurti foli edhe për raportin me kryeministrin Edi Rama.

“Porsa të zgjidhet Qeveria e re e jonë, menjëherë do të filloj me Shqipërinë. Do të zhvillojmë bashkëpunim me kryeministrin Rama dhe mund të them që do t’i trajtojmë marrëveshjet e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Numri i zbatimi të marrëveshjeve është një shifrorë dhe marrëveshjet e marra mes dy shteteve janë tre shifrorë. Bashkëpunimi me cilën do kryeministër do ta kemi të shkëlqyer” ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë

Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë

Lajme
Kalo në kategori