LAJMI I FUNDIT:

Kurti: E rëndësisë së veçantë marrëveshja që mundëson hyrjen e FSK-së në Maqedoninë e Veriut

Kurti: E rëndësisë së veçantë marrëveshja që mundëson hyrjen e FSK-së në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot kanë mbajtur mbledhjen e parë të përbashkët, ku janë nënshkruar 11 marrëveshje të bashkëpunimit.

Kryeministrat e dy vendeve vlerësuan se ky takim është një konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, për bashkëpunimin e ngushtë, për realizimin e vazhdueshëm të interesave të ndërsjella dhe përcaktimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i qëndrueshëm i paqes, plotësisht i integruar në BE dhe NATO.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja që rregullon statusin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, që mundëson hyrjen dhe daljen, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të tyre në territorin e Maqedonisë e Veriut është e një rëndësie të veçantë.


“E rëndësisë së veçantë është marrëveshja SOFA, e cila rregullon statusin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, që mundëson hyrjen dhe daljen, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të FSK-së në territorin e Maqedonisë e Veriut. Kjo do të jetë e dobishme për të dy shtetet pasi siç kemi parë edhe këtë vit, FSK përtej të qenit partner e aleat i rëndësishëm ushtarak, mund të ndihmoj qytetarët edhe në operacione të shpëtimit”, shkruan Kurti në Facebook.

Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore
Lexo po ashtu Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore

Kryeministi i Kosovës po ashtu ka thënë se “Si dy shtete demokratike ne ndajmë aspirata të përbashkëta për integrim në Bashkim Evropian, sikurse ndajmë edhe përkushtimin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, padrejtësitë dhe pabarazitë në të dy anët e kufirit”.

“Kjo mbledhje e parë është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë më intenzive të bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore”, shkruan Kurti.

Tutje, Kurti u shpreh se është obligim politik e përgjegjësi institucionale që të lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dy anët e kufirit.

“Marrëveshjet e sotme, sikurse ajo për rrugën Prizren – Tetovë dhe lidhja Brezovicë – Popova Shapkë (Kodra e diellit) dhe Rehabilitimi i tampon zonës kufitare në Han të Elezit, do të lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dy anët e kufirit. Këtë e kemi obligim politik dhe përgjegjësi institucionale”, shkruan ai.

Ai falënderoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për mikpritjen, ndërsa për mbledhjen e radhës tha se do të ketë nderin ta pres në Prishtinë.

Në pjesën ceremoniale të mbledhjes, sot kryeministrat e të dy qeverive dhe ministrat dikasterial i nënshkruan Memorandumet për Mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e fushëveprimit të përgjithshëm të bashkëpunimit lidhur me studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë dhe për rehabilitimin e zonës tampon Bllacë mes dy objekteve kufitare të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori