Kryeministri i Kosvës Albin Kurti ka folur lidhur me qëndrimin e tij për akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Duke ju kthyer qëndrimit se e sheh si një gabim votimin e Gjykatës Speciale nga parlamenti i Kosovës, Kurti tha se aktakuza ka dy probleme shumë të mëdha.
Ai nuk përjashtoi mundësinë e një takimi me ish-presidentin Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇk në Hagë.
Pjesë nga intervista
Kurti: Për bindjen time aktakuza ka dy probleme shumë të mëdha: konsideron që bëhet fjalë për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njerëzve të UÇk që nga marsi 1998, që në fakt është periudha e epopesë së UÇK të cilës ja kremtojnë 25 vjetorin së shpejti.
Fevziu: Besoni se UÇK ka qenë ndërmarrje kriminale?
Kurti: UÇK ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe pjesa e dytë ku unë kam probelm me aktakzuën është që UÇK ka bërë ndalime ilegale, gjë që është e paevitueshme në luftë. Nga cilat pikëpamje legale po thua që UÇK ka bërë ndalim illegal?
Fevziu: Në të janë marr dëshmitarë edhe ish-shefa të policisë.
Kurti: Në hollësi të procesit nuk e di dhe nuk mund të hyj, gabimi kardinal është bërë që me 82 vota në kuvendin e vitit 2015 u votua.
Fevziu: Përse ishit kundër në ato kohë?
Kurti: Kemi nevojë për gjykata normale jo special. Kishim UNMIK, Eulex, tribunalin e Hagës dhe një gjykatë speciale nuk mendoj që është zgjidhja. Besoj që ata do të mund të ktheshin në Kosovë dhe për çfarëdo ka pretendime të trajtoheshin nga gjyqësori në Kosovë. Për këtë qëllim duhet ta rrisim efikasitetin e e sistemit tonë të drejtësisë. Gjatë luftës ka dhe krime që nuk janë të luftës, duhen trajtuar krejt.
Fevziu: A ka një shans të zhbëhet kjo gjykatë ligjërisht?
Kurti: Nëse ka ndonjë vend ku janë bashkë SHBA, BE dhe organizmat ndërkombëtare është kjo gjykatë speciale. Ajo ka një këmbë në Kosovë dhe një këmbë në Hagë. Nuk mund të lavdërohet për transperencën e saj, por nëse ne forcojmë sistemin e drejtësisë do të mundet t’i trajtojmë rastet brenda Kosovës.
Fevziu: A do shihnit mundësinë për t’i takuar personat e akuzuar në Hagë?
Kurti: Nuk e përjashtoj kurrë mundësinë, por unë do të marr vendime sa mund të ndihmoj. Sa mund të jetë një gjë e dobishme ajo bëhet vendimtare për veprimin apo mosveprimin./Opinion.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri