LAJMI I FUNDIT:

Kursimet pensionale të kosovarëve vazhdojnë të pakësohen

Kursimet  pensionale të kosovarëve vazhdojnë të pakësohen

Kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës vazhdojnë të humbin pas rënies së madhe të aksioneve ne tregjet globale financiare.

Sipas të përditshmes “Kosova Sot”, e cila citon zëvendës drejtorin e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, rënia e kursimeve nuk mund të dihet ende saktësisht, por ajo mund të shkojë në 2 përqind te totalit prej mbi 300 milion euro.

Kjo për shkak se Trusti Pensional i Kosovës kishte rreth 1 përqind të parave të qytetarëve të Kosovës të investuar në bankën amerikane Lehman Brothers, e cila ka falimentuar.

Qytetarët e Kosovës deri më tani kanë humbur rreth 29 milion euro, humbje që janë konfirmuar nga Trusti Pensional, por analistët thonë se humbjet janë shumë më të mëdha dhe kanë kërkuara nga qeveria e Kosovës të marrë masa dhe paratë të investohen në bankat kosovare.