LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 29° clearsky_day

Kursi i aktrimit zgjon interesim tek të rinjtë mitrovicas, realizohen edhe shfaqje

Kursi i aktrimit zgjon interesim tek të rinjtë mitrovicas, realizohen edhe shfaqje
Kursi i aktrimit në Mitrovicë

Kurset e aktrimit gjithherë japin më shumë mundësi për zhvillim të kreativitetit e talentit, por një kurs i tillë kishte munguar deri vonë në qytetin e Mitrovicës.

Në maj të këtij viti, aktori nga Mitrovica, Mehmet Preteni, e ka hapur kursin e aktrimit që për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë sukses, shkruan Telegrafi.

Aktori, Mehmet Preteni në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se fakti që jeton në Mitrovicë dhe se në këtë zonë e ka rrethin familjar dhe shoqëror e ka shtyrë që ta hapë këtë kurs.


Preteni ka thënë se fillimisht ideja ka ardhur nga shoqëria ku më pas është angazhuar në këtë drejtim, e njëkohësisht e ka vërejtur mungesën e një aktiviteti të tillë.

“Teatrot shpesh ankohen edhe për mungesë të shikuesve, mirëpo ne kemi obligim që prej moshës shumë të re të ju ofrojmë qasje në forma të ndryshme të rinjve. Me anë të tyre, ata të krijojnë raport me teatrin, në këtë rast të paktën të jenë shikues të teatrit. Kështu që këtu vendosa edhe fillova me kursin e aktrimit”, ka thënë Preteni.

Aktori nga Mitrovica ka treguar se deri më tani në këtë kurs janë regjistruar 23 nxënës, duke filluar nga mosha 8 deri 12 vjeçare. Sipas tij, tani kanë pauzuar me procesin e regjistrimit për shkak të pushimeve verore, por do të fillojnë që nga shtatori.

Ai ka shtuar se qëllimi i kursit është që t’u ofroj mundësi e qasje të rinjve në një formë të caktuar në aktrim dhe në artin skenik.

“Në këtë rast gjatë kursit provohen edhe aftësitë e tyre në skenën teatrale por edhe para kamerës. Në fund të kursit dalim edhe me performancë në teatër apo film, si arritje finale”, ka shtuar tutje Preteni, gjersa njoftoi se këto projekte, por edhe kursi realizohet në bashkëpunim me studion “Umbrella Grup”.

Aktori ka theksuar se numri i të rinjve që kanë shprehur interesim të jenë pjesë e kursit është i madh. Ai shprehet se në mesin e tyre ka të tillë që vetëm duan ta kenë si angazhim, por ka edhe prej tyre që në të ardhmen duan të studiojnë aktrimin apo regjinë, transmeton Telegrafi.

Preteni tek pjesëmarrësit në kursin e aktrimit ka vlerësuar talentin që e kanë në fusha të ndryshme që sipas tij, janë pjesë të rëndësishme tek një aktor. Ai ka potencuar se copëza me rëndësi të një aktori janë edhe vallëzimi, këndimi por edhe imagjinata që zhvillohet brenda situatave të caktuara.

Aktori nga Mitrovica ka deklaruar se gjatë gjithë kohës po duhet të kenë kujdes që orari i kursit dhe orari i mësimit të mos ngatërrohen mes vete.

Ai e ka cekur faktin se nxënësit janë shumë pak të informuar për teatrin.

“Në këtë rast duhet cekur si çështje se nxënësit janë fare pak ose edhe hiq të informuar për teatrin, por edhe për dramën kombëtare ose botërore. Kjo do te thotë që shkollat fillore dhe të mesme nuk e prekin këtë pjesë në asnjë formë”, ka potencuar mes të tjerash Preteni.

Sipas tij, edhe tek mësimdhënësit mungojnë informatat për artin dramatik, dhe se lidhur me këtë çështje sipas aktorit, duhet të merret Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori