Një prej dilemave që mundon më shumë pronarët në një gjendje të sëmurë të qenit është: “A duhet ta çoj tani qenin tek veterineri?”
Qeni duhet mbajtur i qetë dhe ngrohtë dhe të kontrollohet për çdo 30 min. Shenjat jetësore janë: temperatura normale 38.1-39.2°C; pulsi normal 60-130 rrahje/min (më e ulët për qentë e mëdhenj); frymëmarrja 10-30 për minutë (më pak për qenin trupmadh).
Kujdes: pulsi dhe temperatura normale janë më të larta gjatë ushtrimeve dhe kohës së ngrohtë.
Duhet të mbahet mend çdo moment, sepse më vonë ky historik do t’i nevojitet mjekut veteriner. Para se ta çoni qenin tek veterineri, merreni mjekun në telefon, në mënyrë që ai të përgatitet, transmeton Telegrafi.
Urgjencat
Një prej dilemave që mundon më shumë pronarët në një gjendje të sëmurë të qenit është: “A duhet ta çoj tani qenin tek veterineri?” Disa momente kur kafsha duhet çuar menjëherë tek mjeku, janë:
• Dëmtime të dukshme fizike (plagë, gjakderdhje, pamundësi për të lëvizur).
• Shenja dhembjeje (si angullimë dhe çalim).
• Gjendje e ngrirë ose ecje jo e qëndrueshme, ose kur ka dridhje.
• Shoku, ose shenja jetësore jo normale.
• Çrregullim të tretjes ose humbje e oreksit.
• Rritje/ulje e etjes.
• Gëlltitja e trupave të huaj ose te ngecja e tyre në pjesë të ndryshme të trupit.
• Bark i fryrë.
• Kollë, teshtima, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje.
• Jargëzim tej mase.
• Rrjedhje nga sytë/hunda.
• Dëmtimet e syve.
• Mishi i dhëmbëve i zbehtë/i bardhë.
• Çrregullime të lëkurës dhe humbje e qimeve.
• Humbje/shtim i dukshëm i peshës.
• Ekskretim i pazakontë (diarre, gjak në feçe ose urinë), konstipacion ose vështirësi në urinim.
• Sjellje e çuditshme (si stres, agresion, letargji ose hiperaktivitet).
• Ënjtje të dukshme.
• Djegiet nga flaka ose nga lëndë kimike.
• Pickimet e insekteve dhe helmimet.Pezmatimi, njollat e këmbëve dhe trupit “Hot Spots”
Të tilla pezmatime shkaktohen nga ekzemat, që vijnë nga reaksionet nervore, alergji, dietë shumë e pasur, një përbërës në dietë, pluhurat e tapetit ose pluhurat e larjes, nga pickimi i pleshtave. Cilido qoftë shkaku, gjendja përkeqësohet nga qeni që e lëpin, e kafshon dhe kruan zonën e prekur. Trajtimi përfshin gjetjen e shkakut dhe eliminimin e tij.
Për të qetësuar dhe ftohur zonën, përdoret një krem, që mund ta merrni tek mjeku veteriner. Kollaret elizabeta janë përdorur shpesh për të parandaluar irritimin mekanik që i bëjnë qentë plagës.
Pickimet e insekteve
Thumbat e grerëzave dhe bletëve shkaktojnë dhembje dhe ënjtje. Bletët, zakonisht lënë një thumb të ngulitur në lëkurë. Për të parë nëse thumbi është i pranishëm, përdorni një lupë. Nëse thumbi është i dukshëm, hiqeni me piskatore.
Disa qenë kanë reaksione alergjike ndaj pickimeve të insekteve, duke kaluar në shok. Me këtë formë shoku, e njohur si efekt anafilaktik, ka ënjtje alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Kjo shkakton atë që qeni të ketë zhurma të lagështa dhe gurgulluese kur tenton të marrë frymë. Dhënia e adrenalinës me injeksion është mjet thelbësor për të ndaluar shokun anafilaktik. Mbajeni qenin në ajër të freskët dhe kërkoni ndihmën veterinare.
Pickimet nga gjarpri
Gjarpërinjtë pickojnë më shumë qentë se njeriun. Shenjat e pickimit nga gjarpri janë: dridhja, eksitimi, vjellja, kolapsi, dalja e jargëve dhe pupila të zgjeruara. Nëse qeni juaj pickohet, në vendin e prekur përdorni një bandazh, mbi të cilin të vendosni një kompresë të ftohtë dhe çojeni qenin sa më shpejt të jetë e mundur tek veterineri…./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pastroni dyshekët me ndihmën e një kapaku të tenxheres

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Koha e tulipanëve në Holandë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës