E quajtur “mbretëresha e diskos gjatë karantinës”, këngëtarja Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, në kohën kur pandemia globale solli një mbyllje totale.
“Ishte patjetër një moment kur po mendoja për të, nëse ishte vendimi i duhur për ta nxjerrë këtë album. Por kur po bëja këtë album, ai me të vërtetë shërbeu, si një formë arratisjeje”, tha Lipa për CBS This Morning përball prezantueses Gayle King. “Unë duhej të shkoja me instinktin tim të brendshëm që, shpresojmë se do të shërbejë si pak dritë në errësirë dhe do t’i mbajë njerëzit në ritëm në shtëpitë e tyre. Dhe ndoshta kjo është saktësisht koha e përkryer për ta publikuar”.
Koha nuk mund të ketë qenë më e mirë – muzika e saj mbajti njerëzit në të gjithë botën duke vallëzuar gjatë izolimit. Por optimizmi i “Future Nostalgia” sinjalizoi një zhvendosje në perspektivën e artistes Lipa si kantautore, veçanërisht në krahasim me hitet nga albumi i saj i parë. Kënga e saj “New Rules” e futi atë në ‘Billboard Hot 100’ dhe u bë një himn për këdo që po kalonte probleme në marrëdhënie.
https://www.youtube.com/watch?v=ytb1jjFQ6q0&ab_channel=CBSThisMorning
“Unë e dua atë këngë, sepse është kaq e vërtetë. A jeni duke folur nga përvoja personale?”, pyeti prezantuesja.
“E dini, unë do të doja të mendoja se unë jam padyshim në një vend shumë më të lumtur. Unë u ndjeva sikur kur publikova këngën time të parë, sepse isha duke kaluar nëpër shumë pengesa personale në jetën time private, sa më ndihmoi muzika dhe ndjeva sikur isha mbërthyer pak, ishte ideja që unë duhej të isha e trishtuar në mënyrë që të bëja muzikë”, tha Lipa. “Dhe kështu kur fillova të bëj albumin ‘Future Nostalgia’, unë isha si: ‘Nuk ka asnjë arsye që unë të bëj këngë të trishtuara. Po kaloj kohën më të mirë. Jeta është e mrekullueshme’”.
Lipa tha se dëshironte të tregonte optimizëm, eksitim, argëtim dhe lumturi.
Për Dua Lipën, rruga e saj drejt të qenit yll filloi siç bëjnë shumica e këngëtarëve të famshëm, duke kënduar në dhomën e ndenjes së prindit të saj. “Unë pothuajse kurrë nuk e kam njohur veten pa kënduar. Kur jam duke shkruar dhe kur jam duke kënduar, ndihem sikur kështu marr versionin më të mirë të vetes ose ndjenjave ose emocioneve të mia”, tha ajo.

Ndërsa shumë këngëtarë përdorin emra skenikë, Lipa nuk e mban dhe përdor emrin që ka pasur tërë jetën. Ajo tha se ka mësuar të vlerësojë emrin e saj dhe si i nderon rrënjët e saj.
“‘Dua’ do të thotë dashuri në gjuhën shqipe. Është vërtet interesante që unë kam emrin tim të vërtetë edhe si emër arti. Unë kam mësuar të vlerësoj emrin tim shumë më shumë”, tha ajo. “Duke jetuar në Londër me një emër si Dua, mendoj se thjesht doja të isha si të gjithë si çdo fëmijë tjetër”,
Dua Lipa lindi në Londër, menjëherë pasi familja e saj u largua nga Kosova për t’i shpëtuar një lufte që po ndodhte në Ish-Jugosllavi në atë kohë. Në moshën 11 vjeçare, familja e saj u zhvendos përsëri në Kosovë. Katër vjet më vonë, 15-vjeçarja Lipa bindi prindërit e saj që ta linin të shpërngulej në Britani të Madhe dhe të jetonte me një shoqe, për të ndjekur ëndrrën e madhe për muzikën.
“Ishte diçka përgjatë linjave të, e dini, unë dua të bëj muzikë, por gjithashtu dua të kthehem në Mbretërinë e Bashkuar në mundësinë që, unë mund të shkoj dhe të kryej universitetin atje”,iu kishte thënë Dua prindërve në atë kohë.

“Ishte e vështirë t’i bindje ata që të të linin të shkoje?”, pyeti prezantuesja.
“Mendoj se kishin dyshimet e tyre, duke menduar nëse është, si gjëja e duhur për të bërë. Nëna ime thjesht pohon se isha shumë e sigurt dhe prindërit e mi kanë qenë gjithmonë miqtë e mi më të ngushtë në të njëjtën kohë. Por ne u bëmë edhe më të afërt kur ata më lejuan të shkoja në Londër. Dhe nuk doja ta keqpërdorja këtë besim”, tha Lipa.
Ky besim sigurisht që u shpagua. Pas një albumi debutues me shumë hite, ajo e gjeti veten në skenën më të madhe të muzikës – “Grammy Awards”. Ajo fitoi dy çmime “Grammy” në vitin 2019, duke përfshirë çmimin “Artistja e re më e mirë”.
Këtë vit ajo është nominuar për gjashtë çmime Grammy: “Kënga e vitit, “Albumi i vitit”, “Performanca live më e mirë pop”, “Performanca më e mirë duo/grup” dhe “Albumi më i mirë i zhanrit pop”.
Lipa tha se po e menaxhon famën duke qëndruar në tokë dhe duke kujtuar se kush është. “Unë jam aq me fat që hobi im është puna ime. Dhe unë bëj të bëj të gjitha këto gjëra të mrekullueshme. Por kur shkoj në shtëpi, është shumë ndryshe. Unë thjesht jam Dua”, tha ajo. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë – banorët ia shpjegojnë që është shtet

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker