LAJMI I FUNDIT:

Kur gjaku tregon rritje të enzimave të mëlçisë: Kjo është arsyeja që patjetër të vizitoheni te mjeku hepatolog

Kur gjaku tregon rritje të enzimave të mëlçisë: Kjo është arsyeja që patjetër të vizitoheni te mjeku hepatolog

Ja çfarë ndodh më pas

Nëse laboranti ose mjeku në qendrën shëndetësore ju këshillojnë të vizitoni një hepatolog pas një analize gjaku – bëjeni këtë patjetër. Do të merrni përgjigje të shpejta për shumë pyetje.


Një nga arsyet më të shpeshta për t’u vizituar te hepatologu, specialist i mëlçisë, është niveli i ngritur i enzimave të mëlçisë të gjetura gjatë testeve rutinë. Kur kjo ndodh, është e natyrshme të keni shumë pyetje.

Mbase nuk ndieni se diçka e keqe po ndodh, nuk keni asnjë simptomë, por një analizë laboratorike e gjakut mund t’ju tronditë. Mos u frikësoni nëse keni enzima të larta të mëlçisë, por duhet ta dini këtë.

Ekzistojnë tri vlera kryesore laboratorike që vlerësohen zakonisht në lidhje me shëndetin e mëlçisë: aspartat aminotransferaza (AST), transaminaza alanine (ALT) dhe fosfataza alkaline (ALP). AST dhe ALT janë shënues të dëmtimit të qelizave të mëlçisë dhe ALP shoqërohet me dëmtimin e kanaleve biliare – tubave përmes të cilëve bila e prodhuar nga qelizat e mëlçisë udhëton dhe derdhet në zorrë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ato konsiderohen si teste që tregojnë dëmtim të mëlçisë, ngritja e ndonjë ose të gjitha këtyre enzimave nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni dëmtim të mëlçisë. Këto enzima prodhohen edhe nga organe të tjera. Për shembull, AST rritet me dëmtimin e muskujve pas një ataku në zemër ose pas disa traumave të muskujve. ALP prodhohet edhe në kocka, por edhe në placentë gjatë shtatzënisë, ndërsa ALT është enzima më specifike për vetë mëlçinë.

Diapazoni tipik mund të ndryshojnë midis gjinive, në bazë të moshës, por edhe pas nxjerrjes së gjakut në laboratorë të ndryshëm. Megjithatë, kufiri i sipërm për AST dhe ALT është 35 deri në 40 njësi për litër (U/L) për burrat dhe 25 deri në 30 U/L për gratë. Kufiri i sipërm për ALP është rreth 115 U/L për meshkujt dhe 100 U/L për femrat.

Çfarë do të thotë nëse enzimat e mëlçisë janë të ngritura?

Një rritje e lehtë deri në mesatare e enzimave të mëlçisë shpesh nënkupton se ka një lloj inflamacioni në mëlçi. Kjo është e rëndësishme që ju ta dini, sepse nëse vazhdon pa pushim për një kohë të gjatë, mund të zhvillohen dhëmbëza të këtij organi jetik, të njohur si fibrozë.

Pas ekzaminimeve shtesë, hematologu do të shënojë përfundimisht fazën e fibrozës në diagnozë dhe ato variojnë nga 0 në 4:

Faza 0 do të thotë pa dhëmbëza.
Faza 1 do të thotë se ka dhëmbëza të lehta.
Faza 2 do të thotë se ka dhëmbëza të moderuar.
Faza 3 do të thotë se ka dhëmbëza të avancuara.
Faza 4 është sëmundje e avancuar e mëlçisë, e njohur si cirroza.

Për fat të mirë, nëse nuk keni arritur në fazën 4, fibroza është e kthyeshme – ju mund ta riktheni shëndetin e mëlçisë. Kjo është arsyeja pse është mirë që rregullisht të kontrollohen enzimat e gjakut dhe të mëlçisë, sepse vlerësimi i hershëm i gjendjes mund të parandalojë përparimin e sëmundjes që çon në cirrozë.

shutterstock

Çfarë e shkakton rritjen e enzimave të mëlçisë?

Përgjigja më e zakonshme që dëgjojmë pasi dikujt i thuhet se ka rritje të enzimave të mëlçisë është: “Unë nuk pi shumë, si mund të kem dëmtim të mëlçisë?” Ky konfuzion është i kuptueshëm sepse çrregullimi i përdorimit të alkoolit është shkaku kryesor i dëmtimit të mëlçisë.

Megjithatë, ka shumë shkaqe të tjera të rritjes së enzimave të mëlçisë, duke përfshirë:

– Hepatiti viral, si hepatiti B, C dhe D.

– Sëmundja autoimune e shkaktuar nga një sistem imunitar i dëmtuar – hepatiti autoimun, sëmundja e mëlçisë me kolesterol (kolangiti primar biliar) dhe sëmundja e kanaleve biliare (kolangiti primar sklerozues).

– Sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike: kjo do të thotë se shumë yndyrë ruhet në qelizat e mëlçisë dhe mund të lidhet me obezitetin dhe diabetin. Siç sugjeron emri, kjo sëmundje mund të jetë e pavarur nga përdorimi i alkoolit.

– Shkaqe gjenetike si një gjendje trashëgimore, mungesa e antitripsinës alfa-1 ose hemokromatoza.

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?
Lexo po ashtu Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Deri tani, shkaqet më të zakonshme janë abuzimi me alkoolin dhe sëmundja e mëlçisë yndyrore joalkoolike. Bota ka parë një rritje të obezitetit dhe komplikimeve të saj, siç është diabeti. Përdorimi i alkoolit është rritur gjithashtu gjatë pandemisë COVID-19, duke kontribuar në incidencën e problemeve të mëlçisë gjatë dekadës së fundit.

Megjithatë, është gjithashtu e mundur që enzimat e ngritura të mëlçisë të jenë rezultat i medikamenteve që po merrni. Si medikamentet me recetë ashtu edhe ato pa recetë mund të shkaktojnë anomali në enzimat e mëlçisë.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të jeni të kujdesshëm me çdo medikament ose suplement pa recetë. Mbani në mend se edhe nëse përbërësit e suplementit gjenden në natyrë, efektet anësore dhe ndërveprimet me medikamente të tjera janë të mundshme.

Në përgjithësi, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të filloni një suplement ose mjekim të ri.

Shumë njerëz pyesin nëse mëlçia ime po dështon?

Përgjigje e shkurtër: JO!

Te shumica dërrmuese e njerëzve me rritje të lehtë deri të moderuar të enzimave të mëlçisë, të cilët nuk kanë simptoma të tjera, mëlçia nuk dështon.

Dështimi i mëlçisë është një gjendje e veçantë mjekësore dhe ndahet në dy kategori të dallueshme: akute, që do të thotë fillim i shpejtë dhe kronik, që do të thotë se dështimi i mëlçisë zgjat me vite. Të dyja mund të vijnë me shenja dhe simptoma të tilla si konfuzion, pamundësi për të formuar siç duhet mpiksjen e gjakut dhe zverdhje të syve dhe lëkurës.

Vrasës i qetë! Këto simptoma tregojnë që mëlçia ju është zmadhuar: Kush është më së shumti i rrezikuar dhe si shërohet kjo sëmundje
Lexo po ashtu Vrasës i qetë! Këto simptoma tregojnë që mëlçia ju është zmadhuar: Kush është më së shumti i rrezikuar dhe si shërohet kjo sëmundje

Çfarë ndodh pas rritjes së rezultateve të enzimës së mëlçisë?

Hapi fillestar është një vlerësim që fillon me një histori të plotë dhe ekzaminim fizik për të kërkuar ndonjë shenjë ose simptomë që mund të lidhet me sëmundjen kronike të mëlçisë. Përveç kësaj, duhet të merren parasysh një sërë shkaqesh jo hepatike të rritjes së enzimave të mëlçisë. Më së shpeshti, kjo përfshin anomalitë e gjëndrës tiroide ose të traktit gastrointestinal, të tilla si sëmundja celiace ose gurët në tëmth.

Mjeku hepatolog zakonisht do të urdhërojë një sërë testesh laboratorike për të përcaktuar shkaqet specifike të rritjes së enzimave të mëlçisë dhe mund të kërkojë një ultratingull abdominal për të përcaktuar çdo anomali strukturore të mëlçisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori