LAJMI I FUNDIT:

Kur finalja Juventus–Milan, vendosej me het-trikun e shqiptarit Riza Lushta (Foto)

Kur finalja Juventus–Milan, vendosej me het-trikun e shqiptarit Riza Lushta (Foto)

Milani dhe Juventusi përballen për herë të katërt në një finale të Kupës së Italisë, por pak e dinë se finalja e parë mes këtyre dy skuadrave është vendosur nga një shqiptar.

Riza Lushta, shqiptar i lindur në Mitrovicë në vitin 1916, ishte pjesë e bardhezinjëve nga viti 1940 deri në vitin 1945.

Një viti pasi iu bashkua Torinos, ai do të shndërrohej në vendimtar në finalen me dy takime të Kupës së Italisë kundër Milanit.


Shqiptari, i natyralizuar italian, shënoi tre herë në ndeshjen e përfunduar 4-1 për Juventusin në Torino, duke u dhënë bardhezinjve trofeun e Kupës së Italisë.

lsushtaa

Lushta e ka nisur karrierën si futbollist me skuadrën e Tiranës në vitin 1934. Pas 5 sezoneve me bardheblutë kalon me Barin në Itali, ku luan vetëm një sezon e transferohet në Torino. Fanelën e bardhezinjëve do ta mbante veshur për 5 sezone, për t’u larguar më pas në drejtim të Napolit.

riza lushta 55

Do të mbyllte karrierën si futbollist në vitin 1953 pas një sërë aventurash në kategoritë inferiore në Itali dhe do të vendosej në Torino për të jetuar, ku edhe ndërroi jetë në vitin 1997 në moshën 80-vjeçare.

Në nder të Riza Lushtës, stadiumi i Mitrovicës, vendlindjes së tij mban këtë emër.

riza luhsta

FOTO: Torino, 28 qershor,1942: Juventus – Milan 4-1, tre gola nga Lushta

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori