LAJMI I FUNDIT:

Kumnova: Të dashurit tanë na i kanë marrë serbët që i kemi njohur

Kumnova: Të dashurit tanë na i kanë marrë serbët që i kemi njohur

Nysrete Kumnova kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” e cila merret me kërkimin e personave të pagjetur ka komentuar deklaratat e fundit te Nenad Çanak se ne Serbi po fshihen varrezat masive të shqiptarëve.

Kumnova në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se familjarët e tyre i kanë rrëmbyer serbët që i kanë njohur.

“Kemi organizuar protesta e kemi bërë greva për të marrë informacione pasi ishim këmbëngulës se njerëzit tanë i kanë marrë të njohurit. Njerëzit tonë e dimë kush i kanë marrë. Neve të dashurit na kanë marrë serbët që i kemi njohur”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Nysrete Kumnova e cila edhe sot e kësaj ditë nuk di asgjë për fatin e djalit të saj Albionit, thotë se ai u rrëmbye për shkak të aktivitetit të saj në atë kohë.

Kumnova thotë se në kohën e qeverisjes së parë të Ramush Haradinajt ajo ishte emëruar në një komision qeveritar për të pagjeturit.

Ajo thotë se në atë kohë ka bërë një sërë reformash për trajtimin e të zhdukurve.

“Kur janë kthyer trupat nga Serbia janë marrë disa kamionë jo të mirë. Unë kërkova që bartja e trupave të bëhet nga FSK, kërkesë që më është miratuar. Trupat në atë kohë janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme. Janë varrosur me dinjitet. Tash në ato komisione punojnë njerëz servila”, thotë më teh Nusrete Kumnova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori