LAJMI I FUNDIT:

Kultivohet grurë në deponi të hirit

Kultivohet grurë në deponi të hirit

E pabesueshme por e vërtetë. Në mes të deponisë së hirit, në Kosovë kultivohet gruri. Edhe atë hiq më pak se rreth 15 hektarë tokë e kontaminuar janë mbjellë me këtë kulturë bujqësore.

Gazeta Tribuna ka gjetur se këtë e kanë bërë Bekir Gërguri dhe Azem Bytyqi, banor të fshatit Dardhishtë të komunës së Obiliqit, të afërt me zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Zona ku po rritet gruri, që dyshohet se mund të jetë kancerogjene për shkak të pranisë së metaleve të rënda është e rrethuar dhe ruhet nga punëtorët e sigurimit të KEK-ut. Aty mund të hyhet vetëm me leje të posaçme nga menaxhmenti. Ndërkaq, këta të fundit, pranojnë se ajo ekziston por thonë se nuk janë në dijeni se kush e mbolli atë.

Megjithatë, dokumentacionet e siguruara tregojnë se i tërë ky proces nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga auditori i brendshëm i kësaj korporate, i cili i ka bërë thirrje urgjente ministrisë së bujqësisë të marrë masa për këtë dukuri shqetësuese për sigurinë e shëndetit të qytetarëve.


Ekspertët e bujqësisë thonë se nuk ka asnjë vend në botë që deponia e hirit të shfrytëzohet për kultura bujqësore pa u konstatuar se nuk ka rrezik për shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori