LAJMI I FUNDIT:

Kukësi përmendet në aktakuzë, reagon ish-kryeministri shqiptar: Po të ishin të vërteta, do të ishin bërë shumë dokumentarë

Kukësi përmendet në aktakuzë, reagon ish-kryeministri shqiptar: Po të ishin të vërteta, do të ishin bërë shumë dokumentarë

Pas arrestimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, gjykata e Hagës ka publikuar edhe akuzat.

Në akuzë thuhet se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit.

Sipas akuzës këto krime janë kryer në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.


Gjykata Speciale publikon emrat e zyrtarëve të tjerë të UÇK-së, si pjesë e grupit që pretendohet se kanë kryer krime lufte
Lexo po ashtu Gjykata Speciale publikon emrat e zyrtarëve të tjerë të UÇK-së, si pjesë e grupit që pretendohet se kanë kryer krime lufte

Por çfarë mendon Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë asokohe?

“Po të ishin të vërteta këto do të ishin bërë shumë dokumentarë deri tani, do të kishte informacione nga shtete partnere, anëtare të NATO-s. Për dijeninë tuaj, gjatë luftës në Shqipëri me kërkesë të qeverisë shqiptare është vendosur edhe një mision i gjykatës së Hagës për të shqyrtuar krimet e luftës dhe ky mision jetonte në vilën e kryeministrit se unë nuk jetoja atje. Ka hetuar dhe ka mbledhur informacion për krimet e luftës që vinin nga pala serbe. Sa i përket insinuatave se krime të tilla janë bërë nga UCK, jo vetëm janë të tepruara, por do të vinte në dyshim prezencën e forcave të NATO-s. Prezenca ndërkombëtare në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme” tha ai.

Shtëpia e verdhë?

“Nuk ekziston asnjë dokument, që të ketë identifikuar natyra të tilla si ato që janë shkruar sot nga gjykata speciale” tha Majko në Klan.

E gjithë kjo stuhi, Majko thotë se po bëhet për të ndryshuar elitën politike në Kosovë.

“Për pozicionin e Shqipërisë dhe luftës janë dokumente, ka dosje të cdo shteti pjesëmarrës dhe arkivat e NATO-s. Kjo është një dramë për të gjithë. Mund të zgjidhej metodë më e ndryshme për të ndryshuar elitën politike të Kosovës. Ky është opinioni im” përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori