LAJMI I FUNDIT:

Kukës, fillon të shkurtohet distanca me Kosovën

Kukës, fillon të shkurtohet distanca me Kosovën

Këto ditë në aksin Kukës-Morin të autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë, me montimin e disa prej urave ka nisur shkurtimi i distancës që lidh Kukësin me Prizrenin. Kompania maqedonase "Granit", e cila merret me ndërtimin e urave, ka montuar tashmë tri prej urave të aksit nga 7 që ka gjithsej

Montimi i urave dhe plotësimi i tyre me bordurat e caktuara dhe shtresat e zhavorrit gati për asfalt ka bërë që të shkurtohet me 5 km që sot distanca nga Kukësi në Prizren, duke lënë mënjanë përfundimisht rrugën e vjetër, tepër të amortizuar dhe që vitet e fundit ishte bërë shumë e vështirë për t‘u përshkuar.

Banorët e zonës që frekuentojnë këtë aks shprehen shumë të kënaqur, madje të befasuar me fillimin e funksionimit të këtij segmenti, i cili përveçse distancën rrugore ka shkurtuar edhe kohën e përshkimit të saj.

Një shofer i zonës tha për gazetën "Shqip" se nga Morini në Kukës tashmë udhëtimi zgjate sa 1/3 e kohës së mëparshme, ndërsa me përfundimin e krejt segmentit, që siç thuhet, pritet të bëhet në qershor 2009, distanca nga Morini në Kukës do të përshkohet për 11 minuta, nga 60 minuta që është aktualisht, pasi distanca prej 25 km e rrugës së vjetër reduktohet në pak më shumë se 15 km.


Ndërkohë që firmat ndërtuese në aksin e përmendur, megjithatë duket se janë më mbrapa me kontratat për autostradën në raport me kompaninë "Bechtel-Enka", e cila po ndërton pjesën më të vështirë nga Rrësheni në Kalimash me një distancë prej rreth 60 km.

Nga Kalimashi në Morin në një distancë prej 25 km punojnë të paktën 6 kompani dhe asnjë prej tyre, me gjithë përparimin e bërë, nuk është e gatshme të dorëzojë objektin. Sidoqoftë, në Kukës, shoferët kanë nisur ta prekin shkurtimin e distancës mes Shqipërisë dhe Kosovës./shqip/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori