LAJMI I FUNDIT:

Kujdesi ndaj lëkurës së gjirit gjatë rrezatimit

Kujdesi ndaj lëkurës së gjirit gjatë rrezatimit

Rekomandohet që gjatë terapisë rrezatuese, së paku një herë në javë të lajmëroheni te mjeku juaj për të kontrolluar gjendjen tuaj shëndetësore, përparimin e terapisë dhe për konsultime.

Gjatë terapisë rrezatuese, lëkura të lahet për një kohë të shkurtë me ujë të vakët. Duhet të shfrytëzohen banjat neutrale, ndërsa regjioni i lëkurës, i cili rrezatohet, nuk duhet të preket me sfungjer apo ndonjë mjet tjetër gjatë larjes, por vetëm me dorë dhe me gishta. Lëkura duhet të thahet vetvetiu.

Gjatë periudhës së terapisë dhe një muaj pas saj nuk preferohet të rruhen sqetullat në anën në të cilën bëhet ose është bërë rrezatimi dhe të mos përdoren deodorante.

Teshat duhet të jenë më të gjëra, pasi që fanellat e ngushta mund ta irritojnë lëkurën, ndërsa më së miri është të përdoren teshat e pambukut me qëllim që lëkura të ajroset më tepër.


Është me rëndësi që gjatë kësaj terapie të konsumohen gjithnjë e më shumë lëngje dhe të shfrytëzohet ushqimi i balancuar, dhe të mos mbahet ndonjë dietë rigoroze apo të kihet uri.

Meqenëse pacientët ankohen në lodhje dhe plogështi, rekomandohet që gjatë kësaj kohë të mos bëhet ndonjë punë e ngarkuar dhe të ketë sa më shumë pushim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori