LAJMI I FUNDIT:

Kujdes: Produktet e këtyre kompanive përmbajnë vaj palme (Video)

Kujdes: Produktet e këtyre kompanive përmbajnë vaj palme (Video)

Përditë, familjet kosovare konsumojnë produkte të qumështit, të cilat në opinion njihen si produkte bylmeti. Madje, produktet si qumështi, djathi, gjiza dhe kosi, njihen si produkte, të cila janë të shëndetshme për organizëm dhe konsumohen thuajse çdo dite.

Javën e kaluar kanë dal në publik disa deklarata nga persona kompetent, që alarmuan se çka jemi dukke përdorë nga produktet e qumështit.
Shoqata e Përpunimit të Qumështit së bashku me Shoqatën e Fermerëve ka ngritë kallxim penal për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për mos kontrollimin e produkteve të qumështit që përmbajnë vajin e palmës.


Përdorimi i vajit të palmës në prodhimet e ushqimit, kancerogjen
Lexo po ashtu Përdorimi i vajit të palmës në prodhimet e ushqimit, kancerogjen

Kryetari i Shoqatës së qumështit, Ramadan Memaj, thotë për Televizionin Rrokum se mbas shumë insistimeve dhe takimeve, edhe me zyrën e kryeministrit, nuk kane arrite me ndërmarrë asgjë.

Ai po ashtu tha se, për fat të keq, ka pasë një tendencë që këto informacione të mbyllen dhe të mos dalin në publik.

“Tani, me raportet e Autoritetit Europian për siguri ushqimore, vërtetohet se këto produkte janë prodhime të rrezikshme për shëndetin e qytetareve të Kosovës, dhe sigurisht që ky rrezik është shumë i madh kur edhe nuk deklarohet fare. Ky problem është me shumë segmente, ku secili prej tyre e përbën një shkelje të veçante ligjore dhe paraqet një rrezikshmëri te qytetaret e Kosovës”, tha Memaj.

Memaj potencoi se janë diku rreth 50 produkte të cilat janë identifikuar se kane ne vete edhe vaj palmash dhe janë produkte te disa kompanive vendore dhe disa tjera qe importohen.

“Kemi problemin me një anë të prodhimeve që deklarohen dhe në tjetrën anë te atyre që përmbajnë yndyrë të palmës, mirëpo nuk janë deklaruar fare, dhe prej këtyre kompanive 3 kanë rezultuar që kanë ne përmbajte vaj të palmës dhe këto kanë qenë: një kompani nga Prizreni, që është ‘Abi i Prizrenit’, ‘Bylmeti’ nga Fushë Kosova, dhe ‘Magic ice’ nga Lipjani”, deklaroi kryetari Memaj.

Më 2016, u importuan rreth 1.8 milion litra vaj palme (Dokument)
Lexo po ashtu Më 2016, u importuan rreth 1.8 milion litra vaj palme (Dokument)

Sipas tij, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së bashku me Doganat dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kanë qenë në dijeni, qysh nga viti 2016, se po përdorët vaji i palmës nëpër produkte të qumështit, sepse në Kosovë janë importuar 1.8 milion litra vaj palme vetëm më 2016.

“Diku 95% e kësaj sasie ka shkuar në fabrika të përpunimit të qumështit, pra, nuk mund dikush ta kontestoj këtë fakt. Nuk ka vend për kontestim këtu. Kemi arsye të fortë për të vepruar. Ne kemi prezantuar fakte vetëm sa për t’ia bërë të ditur opinionit se ajo për cilën jemi munduar tërë këto vite e ka një bazë”, tha ai.

Memaj thotë se qëllimi i tyre është ta ndihmojnë konsumatorin, me ndihmu sektorin e qumështit, i cili lëndë të parë duhet me pas prodhimin e sigurt vendor e jo produktin e Malajzisë.

Për tri vjet 27 milionë kg prodhime me bazë vajin e palmës
Lexo po ashtu Për tri vjet 27 milionë kg prodhime me bazë vajin e palmës

Nga ana tjetër, Drejtori i Shëndetit Publik në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu, thotë se ende AUV nuk ka ndërmarr asgjë për arsye se deri sot ende Institucionet e shtetërore nuk e kanë kërkuar atë.

“Tash për tash Agjensioni i Ushqimit ende nuk ka marrë masa për ndalimin e përdorimit të yndyrës së palmës në çfarëdo produkti, jo vetëm në qumësht, por edhe në produkte të tjera, për arsye se asnjë prej institucioneve shtetërore as të Bashkësisë Europiane, por edhe më gjerë, nuk kanë marrë vendim ose nuk kanë ndalu këtë produkt të përdorët në ushqim”, tha Kadriu.

Sipas Autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore ( EFSA), vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit të cilat prodhojnë insulinë, e gjithashtu ka edhe elemente kancerogjene dhe gjenotoksike, andaj kërkohet një angazhim dhe vigjilencë shumë më e madhe e institucioneve dhe agjencive që garantojnë shëndetin publik, që të identifikohen këta prodhues vendore dhe produktet e tyre qe e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. /Rrokum.TV/Telegrafi/