LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga politika serbe!

Para disa viteve, më kujtohet shumë mirë, paraqitja e z Veton Surroit, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për Krime Lufte. Atëbotë, procesi gjyqësor pranë kësaj gjykata zhvillohej kundër të akuzuarit për krime lufte në territoret e ish RSFJ-së Sllobodan Millosheviqit. Në pjesën procedurale ku atij i lejohet si të akuzuar t’i bëjë pyetje dëshmitarit, Millosheviqi, në mes tjerash, që në fillim iu drejtua z. Surroit kështu: “A ende ka asi njerëz në Kosovë që mendojnë se në Serbi ndonjëherë mund të lind asi politikani që do ta pranonte shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë nga trungu i saj amë?!”.

Kuptohet, kjo ishte një pyetje më tepër cinike dhe provokuese, se sa kontra-argument mbrojtës ndaj dëshmive më parë të parashtruara të z. Surroit. E, sa për mua si vrojtues i vëmendshëm të atij gjykimi të transmetua drejtpërdrejt në TV, kjo ishte një tregues i qartë asociativ se, fatkeqësisht, sot te ne në Kosovë, vërtet ende ka mjaftë politikanë dhe intelektualë naivë, servilë dhe mediokrit, të cilët vazhdimisht propagandojnë dhe ushqejnë shpresa se Serbia dikur mund ta evoluojë qëndrimin e saj të tashëm mohues dhe ta njeh shpejtë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.


“Ujku qimen e ndërron, por hujin kurrë”! – na mëson një fjalë e urtë popullore. Të llogarisësh se me ardhjen në pushtet të çfarëdo figure të moderuar politike “pro evropiane” në Serbi, në të ardhmen do të evoluojë edhe qasja e politikës serbe ndaj Kosovës, është njësoj sikur nga trungu i dardhës të presësh të “pjellë rrush”.

Tashmë bindshëm nuk duhet të ketë më kurrfarë dyshimi: Politika zyrtare serbe nuk heq dorë nga Kosova dhe tashmë një njohtë të tillë, as bashkësia ndërkombëtare nuk po e kërkon me ngulmë prej saj. Së paku jo në një të afërme të shpejtë.

Të gjithë ata që sado pak e njohin mentalitetin e popullit serb dhe historinë e saj shet/formuese, e dinë mirë se kush është në këtë shtet kreatore e vërtetë e strategjive afatgjate politike dhe “sfinga” e padukshme mbrojtëse në prapavijë të interesave nacionale serbe. Edhe pse, realisht, metodat e tyre të veprimit dhe mënyrat e kontrollit autoritar të politikave vepruese, mbahen në konspiracion, si institucione publike ato dihen kush janë: Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe (mëndja dhe shpirti i kombit serb).

Andaj, shikuar nga një këndvështrim krejtësisht paradoksal dhe jashtë dukjes oficiale të politikave aktuale ditore, rrënjët e vërteta të veprimit strategjik afatgjatë të politikës serbe, nuk janë tek figurat publike sikur të “koshtunicave”, “tadiqëve”, “ nikoliqëve” apo “iqëve” tjerë që mund të na paraqiten si “liderë” dhe personalitete të fuqishme në arenën politike të Serbisë, por, ato burojnë nga një program ekzistues nacional, në të cilin decidivisht janë të parapërcaktuara “vijat e kuqe” të veprimit të çdo autoriteti individual dhe grupor shtet/udhëheqës. Kështu që, mbikëqyrja e çfarëdo politike dhe politikani aktual në Serbi, gjithmonë në mënyrë rigoroze vigjilohet nga ana e kësaj “qeverie konspirative” të heshtur në prapaskenë.

Kjo Qeveri e ashtuquajtur “nën hije”, sipas nevojës së momentit të paraqitur, qëllimisht lason në skenë figura liderësh që shpesh në publikë na tregohen edhe si “të moderuar”, por, asnjërit prej tyre, kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk do t’i lejohet që ta tejkalojë kufirin e parapërcaktuar, përtej së cilës mund të dyshohet se do të rrezikohej interesi “nacional serb”.

Ngjashëm, mu kjo qeveri, gjatë viteve të shkuara të kohës së federalizmit Jugosllav, pa ndonjë zhurmë të madhe dhe në mënyrë perfide, ka ndikuar me sukses në “komprometimin” e disa principeve ideologjike të socializmit “titist” të “vëllazërim-bashkimit”. Nën pretekstin e trumbetimit të gjoja të mbrojtjes së “tokës së shenjtë serbe”, ajo ka arritur që edhe përball kësaj sfide të madhe të kohës, ta ruajë si të pacenueshme pozitën e vet sunduese ndaj popullatës shqiptare shumicë të Kosovës.

Shembullin tjetër pragmatik të reagimit më ekstrem të kësaj “Qeverie nën hije”, e kemi te rasti i Gjingjiqit demokrat të rebeluar pro evropian! Dihet se si ai e pagoi mosbindjen e vet ndaj këtyre forcave ?!! Nga ana tjetër, vetëm analizoni luftërat e fundit të përgjakshme në trojet e ish RSFJ-së: Sllovenia (katolike) në të si republikë, kaloi disi; Kroacia (po ashtu katolike) u përgjak mjaftë; Bosnja dhe Hercegovine (me shumicë myslimane) qe kasaphane, ndërsa neve në Kosovë dihet se çfarë na ndodhi?! Krahasoni më pas dy ish republikat që u pavarësuan pa derdhur asnjë pikë gjaku nga Serbia?! Ishin: Maqedonia dhe Mali i Zi. Nuk pat luftë aty, a po?Pse? Sepse ato ndërtoheshin me shumicë të popullatës së konfesionit fetar ortodoks!?

Kujdes nga politikat serbe!

Edhe pse, në dukje, realitetit i disponimit politik të masave popullore në Serbi, në mes të forcave nacionaliste dhe ekstra-nacionaliste serbe, nga njëra anë, dhe demokratëve pro -evropian, nga ana tjetër, konsiderohet si raport i balancuar “fifti-fifti”, gjithsesi si neutrale në mes ekziston një “tampon shtresë” e pa orientuar politikisht, e cila, varësisht prej nevojave strategjike të vlerësuara për veprim, lehtë mund të përdorohet në favor të njërës apo anës tjetër të politikë/bërjes në pushtet.

Sido që të jetë, cila do prej këtyre forcave politike që do të vije në pushte, kurrë nuk e shkëput marrëdhënien me atë “trinit” të njohur të koordinimit bashkëveprues: “Akademi – Kishë – Politikë”. Mbase, në Serbinë kështu të instaluar demokratike, je i lirë të bësh çdo gjë, gjersa nuk konstatohet se me atë veprim ke shkel interesin më parë të përcaktuar nacional serb.

Derisa te ne, ta zëmë, në Kosovë, pushteti ynë aktual, “forcat dhe lëvizjet nacionaliste shqiptare” i konsideron dhe i anatemon si armiq të përbetuar të demokracisë dhe pengesë kryesore të proceseve integruese euro – atlantike të Kosovës, politika serbe, përkundrazi, kur vlerëson se si efekt është nevoja t’i kundërvihet ndonjë presione ndërkombëtare, me urtësi i fton dhe i përdor ekstremist e vetë nacionalist.

Asgjë në politikën serbe nuk ndodh rastësisht dhe si eufori e momentit. Çdo gjë është e koordinuar mirë. Që më parë dihet: kur duhet të bëhen protesta masive, dhe sa ato për efekt duhet të jenë të dhunshme; kur duhet të jep dorëheqje një lider dhe cili tjetër duhet të vjen në pushtet…

Të gjitha subjektet politike në Serbi, pa marrë parasysh orientimet e tyre ideologjike programore partiake, posa të vijnë në pushtet, si patriot serb, me devotshmëri duhet ta zbatojnë atë politikë nacionale, e cila më parë është definuar dhe përcaktuar nga “mëndja dhe shpirti i tyre i kombit” si interes nacional serb.

Pa marrë parasysh se sa dëshirojmë ta pranojmë këtë realitet, për të gjitha rrjedhat aktuale politike, e veçanërisht ato që ndërlidhen me Kosovën, qëndrimi zyrtar i lidershipit tonë, është vetëm si një përkthim shqip nga ato Brukseliane dhe asgjë tjetër. Andaj, duke i bërë verbërisht “amin” planeve të caktuara politike që udhëhiqen dhe imponohen nga qendrat e mëdha të ndikimit dhe vendimmarrjes ndërkombëtare, ne i rrezikojmë seriozisht interesat tona kombëtare, veprim ky, që në të ardhmen, mund të na kushtojë shumë shtrenjtë.

Nëse kjo politikë/bërje aktuale kosovare e stilit “lidhe kalin ku të thotë pronari”, edhe më tej vazhdon me këto veprime kryekëput servile ndaj interesave strategjike të të tjerëve, mund të na ndodhë shumë lehtë që, gjeneratat tona të ardhme, edhe më tej si ne deri më sot, të merren me analiza boshe se , “edhe këtë herë ku kemi gabuar si popull në histori”?!.

Andaj, kujdes me politikat tona në raport me Serbinë, sepse bisedimet e fundit thuaja “teknike” në mes të dy shteteve tona që po mbahen në Bruksel, nuk mund të na dërgojnë askund tjetër veçse në drejtim të krijimit të favoreve ndaj kërkesave të pangopshme të Serbisë, prapa së cilave fshihen planet sekrete të ndarjes apo konfederalizimit të Kosovës?!

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori