LAJMI I FUNDIT:

Kuadro me diploma teorike

Kuadro me diploma teorike

Universitetet dhe shkollat e mesme profesionale në Kosovë, çdo vit prodhojnë me qindra kuadro të reja në drejtimet e agrobizneseve, por rrallë ndonjëri prej tyre është i aftësuar edhe praktikisht për tregun e punës në drejtimin e shkollimit të kryer.

Orët e mësimit praktik janë të pakta edhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit të bizneseve me institucionet shkollore, shkruan Tribuna.

Ky është një rezultat i dalë nga një raport studimor i zhvilluara këtë vit në sektorët kryesorë të agrobiznesit nga programi “Rritja e punësimit për të rinjtë – EYE”, i financuar nga qeveria zvicerane, në bashkëpunim edhe me Universitetin Publik të Pejës “Haxhi Zeka”.


Në këtë studim, raporti për të cilin u publikua të hënën në UP “Haxhi Zeka”, kanë qenë të përfshirë sektori i produkteve të qumështit, pemëve dhe perimeve, ai i mishit, prodhimeve pyjore jo-drusore dhe sektori i verës. /Telegrafi/