LAJMI I FUNDIT:

KSHZ caktoi numrat me të cilët do të garojnë partitë në zgjedhjet lokale

KSHZ caktoi numrat me të cilët do të garojnë partitë në zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka hedhur shortin në të cilin janë caktuar numrat që do të bartin partitë dhe kandidatët në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Partia qeverisëse LSDM në zgjedhjet lokale do të garojë me numrin 19, ndërsa partia opozitare OBRM-PDUKM me numrin 7.

Aleanca për shqiptarët do të garojë me numrin 9, Uniteti dhe RDK me numrin 2, Lëvizja Besa me numrin 14, BDI në fletvotim do të gjendet me numrin 3, PDSH me numrin 15, OQM me numrin 12, E majta me numrin 16, LPM me numrin 6.


PPD-ja do të garojë me numrin rendor 17, ndërsa partia e Amdi Bajram do të bart numrin 18.

BDI, Besa dhe Aleanca në zgjedhje së bashku do të garojnë në dy vende Ohër dhe Manastir, nën numrin 4.

Në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë 20 parti politike dhe koalicione, dhe 63 kandidatë të pavarur./Telegrafi/