LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Shoqatës Gjermano-Kosovare: Kosova ka prindër të mirë!

Kryetari i Shoqatës Gjermano-Kosovare: Kosova ka prindër të mirë!

Në Berlin po mbahet për herë të parë Forumi Ekonomik gjermano-kosovarë, i organizuar nga Shoqata Gjermano-Kosovare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Në hapjen e punimeve të këtij forumi, për pozitën e Kosovës dhe përkrahjes që duhet ta gëzojë nga Gjermania ka folur edhe Ministri Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Muller.

Ministri gjerman, duke folur për stabilitetin dhe paqen, që sipas tij janë parakushte për çdo zhvillim ekonomik, ka folur fjalë miradie edhe për zëvendëskryeministrin Thaçi, i cili sipas tij, ka luajtur rol qendror në sigurimin e paqes në Kosovë dhe stabilitetit në rajon.


Për hapjen e mundësive të shtetit të Kosovës, Muller ka thënë se rol të veçantë luan edhe dialogu me Serbinë, duke theksuar edhe rëndësinë e arritjes së Marrëveshjes së 19 prillit 2013 midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ministri Muller ka folur për aspekte të ndryshme të zhvillimit në Kosovë, me fokus në popullatën e re, nën 25 vjeç, ku një pjesë e madhe e tyre janë të papunë dhe për nevojën që të arsimohen në drejtime profesionale.

Ai ka thënë se kusht për zhvillim ekonomik të Kosovës është edhe stabiliteti energjetik. “Që të vijnë investitorët seriozë në Kosovë nevojitet edhe rritja e efikasitetit të administratës, e cila nënkupton edhe krijim të lehtësirave në procedura, moszvarritje dhe funksionim sa më efektiv të ligjit”, ka thënë ministri Muller.

Ndërsa, Kryetari i Shoqatës Gjermano-Kosovare, Friedbert Pflüger, duke kujtuar sesi para 15 vjetëve ai vizitonte vetëm ushtarët e KFOR-it gjerman, tha se tash ka shpesh edhe vizita biznesore dhe rezultate konkrete të bashkëpunimit ekonomik midis Gjermanisë dhe Kosovës.

Edhe Pflüger ka folur me konsideratë të lartë për kontributin, siç tha ai, qendror të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi.

“Për arritjet e Kosovës, Thaçit duhet t’i jetë mirënjohëse Kosova. Ndërsa, për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe për dialogun me Serbinë, atij duhet t’i jetë mirënjohëse jo vetëm Kosova, por edhe Evropa”, ka thënë Pflüger.

Duke sintetizuar procesin e krijimit të shtetit, stabilitetit dhe funksionimit të Kosovës, Pflüger tha se Kosova ka prindër të mirë. “Kosova nuk vjen prej prindërve të këqij”, u shpreh tekstualisht Pflüger.

E pranishme në këtë forum ishte edhe sekretarja parlamentare e shtetit dhe ministrja Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale, Anette Kramme, e cila foli për rrugët e reja që po ndjek politika gjermane lidhur me emigrantët nga Ballkani.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Thaçi tha se Kosova si shtet është vend i mundësive të reja për biznesmenët gjermanë, të cilët gjithnjë e më shumë po e rrisin prezencën në tregun e Kosovës.

“Ka shumë projekte kapitale që kemi realizuar, të cilat kanë ndikuar që Kosova ta lehtësojë rrugën e ardhjes për investitorët e rinj. Kemi aeroportin me modern në Ballkan. Kemi ndërtuar autostradën që shkurton shumë edhe qarkullimin mallrave dhe e kemi përmirësuar dukshëm edhe të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Kosova, sipas Thaçit, nuk është vend i gazit lotsjellës, por i mundësive të reja dhe projekti “Kosova e Re” është edhe një dëshmi shtesë e stabilitetit dhe sigurisë për investitorët e huaj. “Kosova ka bërë shumë hapa pozitiv dhe Samiti i Berlinit dhe ai në vazhdim i Vjenës kanë filluar të japin rezultate konkrete për Ballkanin”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, në këtë forum, bashkë me zëvendëskryeministrin Thaçi ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori