LAJMI I FUNDIT:

Kryesimi bullgar i BE-së, këto janë prioritetet, Maqedonia pret shumë (Video)

Kryesimi bullgar i BE-së, këto janë prioritetet, Maqedonia pret shumë (Video)

Pas marrjes së kryesimit me Këshillin Evropian, Sofja zyrtare ka njoftuar se prioritet do të ketë mbështetjen më të madhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më të shpejt në familjen e madhe evropiane. Sipas analistit Mersel Bilalli në këtë drejtim është edhe politika e qeverise aktuale Bilalli madje u shpreh se për dallim nga ish pushteti që problemet me fqinjët i shfrytëzonte si alibi për ngecjet në rrugën euro-atlantike, qeveria aktuale për një kohë shumë të shkurtër ka përmirësuar marrëdhëniet ndër-fqinjësorë, gjë që do të ndikojë në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendit.

”Lëvizjet tektonike gjeopolitike siç shihet pretendimet për dominime Ruse në Ballkan sikur alarmon edhe Washingtonin edhe Brukselin se definitivisht ato duhet ti kthehen Europës Juglindore vecanërisht Ballkanit perëndimor dhe integrimit të shpejt të saj që mos të bjer në thundrat e Rusisë”, tha abalisti Mersel Bilalli.

Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë sipas Billalit jep sinjal pozitive se një marrëveshje e atillë mund të arrihet edhe me fqinjin Jugor, me të cilin Maqedonia ka probleme rreth emrit Kushtetues.


”Çështja e kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Unionit Europian që do të ndodh në gjashtë muajt në vazhdim do të jenë pra të gjitha këto pikat pozitive në drejtim të asaj që definitivisht Maqedonia të merr kahjen e duhur dhe të fillon me fillimin e bisedimeve dhe të merr thirrje për anëtarësim në NATO”, theksoi ai.

Gjatë muajit maj pritet që në Bullgari të mbahet samiti I përbashkët mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit gjë që nuk ka ndodhur në 15 vitet e fundit. Vitin që lamë pas Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan një sërë marrëveshje me çka vendosën t’i japin fund problemeve historike dhe të intensifikojnë bashkëpunimit mes dy vendeve./Alsat-M/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori