LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri uron besimtarët e krishterë

Kryeministri uron besimtarët e krishterë

Kryemnistri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve

Në mesazhin e Kryemnistrit thuhet se kjo festë madhështore e botës së krishterë është ndër ngjarjet më të rëndësishme të miliona besimtarëve anembanë botës, që rrezaton besim në vlera religjioze, vlera humanitare dhe mesazh paqeje dhe harmonie midis njerëzve.

“Besimtarët e krishterë janë komunitet i rëndësishëm global, që në shoqëritë ku jetojnë dhe veprojnë kanë prodhuar vlera të larta kulturore, institucionale dhe modele të qëndrueshme të respektit për komunitetet tjera fetare kudo në botë. Duke përgëzuar gjithë biesimtarët e krishterë te Kosovës dhe më gjerë, uroj që festën e Krishtlindjeve ta kaloni në lumturi të plotë në familjet tuaja, me të dashurit tuaj, duke besuar në përmbylljen e një viti të suksesshëm në te gjitha lëmitë e jetës”, thuhet në urimin e Thaçit. /Telegrafi/