LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa do ta vizitojë BMW-në

Kryeministri Mustafa do ta vizitojë BMW-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar sot një vizitë zyrtare në landet e Baden-Württembergut dhe të Bavarisë në Gjermani. Gjatë vizitës atje sot kryeministri do të vizitoj gjigantët gjermanë Mercedes, BMW, MAN dhe kompani të tjera gjerman.

Gjatë këtyre dy vizitave të rëndësishme për Kosovën, kryeministri Isa Mustafa i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami, Blerand Stavileci dhe Arban Abrashi, do të pritet nga kryeministrat dy landeve, Winfried Kretschmann dhe Horst Seehofer.

Kryeministri Mustafa do t’i njoftojë dy homologët për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me këto dy lande dhe me Republikën Federale të Gjermanisë, në tërësi.


Kryeministri Mustafa dhe delegacioni qeveritar i Kosovës, po ashtu, do të zhvillojnë takime të përbashkëta me dhjetëra biznese të rëndësishme gjermane si dhe do të vizitojë gjigantët gjermanë Mercedes, BMW, MAN dhe kompani të tjera gjermane.

Gjatë këtyre vizitave, kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat përkatës, do t’i njoftojnë përfaqësuesit e bizneseve me avancimin e vazhdueshëm të ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë dhe resurset e mëdha, dhe do t’i ftojë që të investojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori