LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri mbetet pa punë

Kryeministri mbetet pa punë

Kryeministri i ishullit të vogël në Paqësor, Vanuatu, ka mbetur pa punë, për shkak se kishte harruar të linte një arsyetim të shkruar për mungesën e tij.

Edward Natapei ka munguar në tri mbledhje, ndërsa kishte harruar t’i tregonte kryesuesit për mungesën e tij.

Natapei kishte shkuar në një udhëtim zyrtar, ndërsa ligji e obligonte atë që të raportonte me shkrim nëse do të mungonte më shumë se 2 mbledhje.

Parlamenti i këtij vendi të vogël, menjëherë kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri më të marrë vesh se kabineti i tij kishte harruar rregullin për 3 mungesa, ishte nisur me urgjencë drejtë shtëpisë së tij nga Trinidadi e Tobago.


Deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri, javën e ardhshme, Vanuatu do ta ketë një kryeministër të përkohshëm. /Telegrafi/