LAJMI I FUNDIT:

Krizë për ushqim shkaku i çmimeve, Macron propozon kuponë për familjet franceze

Krizë për ushqim shkaku i çmimeve, Macron propozon kuponë për familjet franceze

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se e ka marrë parasysh edhe lëshimin e kuponëve për të ndihmuar familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta që po përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve shkaku i agresionit rus në Ukrainë.

“Ne po përballemi me një krizë globale të mungesës së ushqimit”, tha Macron, raporton reuters.

“Dua të prezantoj një sistem të kuponëve për produktet ushqimore në mënyrë që të ndihmojmë familjet me të ardhurat më të ulëta, por edhe shtresën e mesme, e cila po përballet me kosto shtesë”, tha i pari i shtetit francez.


Kuponët e propozuar të ushqimit do të jenë të ngjashëm me sistemin aktual të kuponëve të energjisë, të cilat ndihmojnë, ndër të tjera, të paguajnë faturat e energjisë elektrike dhe gazit natyror për afërsisht 5.8 milionë familje me të ardhura të ulëta çdo vit, thekson Ministria e Financave e Francës.

Macron përsëriti se Franca dhe Evropa duhet të arrijnë përfundimisht pavarësinë ushqimore, një element kyç i fushatës për rizgjedhjen si president.

Raundi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale franceze është caktuar për 10 prill. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Ushtari rus ndëshkohet rëndë nga eprori, urdhëroi lidhjen e tij në pemë në temperaturat e ulëta – 'ngrihet' për vdekje

Evropa
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Evropa
Publikohen pamjet e para nga të shtënat me armë në një shkollë në Suedi

Publikohen pamjet e para nga të shtënat me armë në një shkollë në Suedi

Evropa
Kaos në sallën e gjyqit, familjarët e gruas së vrarë sulmojnë të dyshuarin gjatë seancës dëgjimore në New Mexico

Kaos në sallën e gjyqit, familjarët e gruas së vrarë sulmojnë të dyshuarin gjatë seancës dëgjimore në New Mexico

Amerika
Njerëzit kanë frikë të hanë, të pinë dhe të dalin jashtë - ankthi pushton fshatin indian pasi një sëmundje misterioze vret 17 njerëz

Njerëzit kanë frikë të hanë, të pinë dhe të dalin jashtë - ankthi pushton fshatin indian pasi një sëmundje misterioze vret 17 njerëz

Azia
BE-ja është e gatshme për “negociatat e ashpra” me Trumpin, thotë Von der Leyen mes frikës për tarifat

BE-ja është e gatshme për “negociatat e ashpra” me Trumpin, thotë Von der Leyen mes frikës për tarifat

Evropa
Kalo në kategori