LAJMI I FUNDIT:

Kriza, qeveria holandeze mbështet bankën ING

Kriza, qeveria holandeze mbështet bankën ING

Në Holandë, qeveria do të mbështesë bankën më të madhe të vendit, ING. Ajo premtoi një kapital prej 10 miliardë eurosh ndihmë këtij koncerni financiar.

Ministri holandez i financave, Uoter Bos, foli në Amstërdam për një ndërhyrje të jashtëzakonshme, sepse, sipas tij, "Grupi ING është një koncern me financa solide".

Ditën e premte, për shkak të krizës financiare, kjo sipërmarrje pati një humbje prej 500 milionë eurosh dhe aksionet pësuan një humbje në vlerë prej 28 për qind.