Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama dje ka thirrur në negociata sekrete krerët e katër partive shqiptare që morën deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Të gjtha partitë kanë pranuar ftesën dhe kanë mbërritur në Tiranë. Burime për Top Channel thonë se Tirana po kërkon të bashkojë të gjithë faktorin shqiptar.
Rama lëshoi mesazhe të drejtpërdrejta për partitë shqiptare në Maqedoni, të cilat kanë në dorë formimin e qeverisë së re në Shkup, pas zgjedhjeve të kësaj të diele.
Nga pritja me diplomatët e akredituar në Tiranë, ai kërkoi që ata të flasin me një zë për të rivendosur çështjen shqiptare brenda kornizave të Marrëveshjes së Ohrit dhe që të luftojnë për barazi të plotë të dy popujve brenda shtetit të Maqedonisë.
“Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor, i përgëzoj të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë. Uroj që të gjejnë forcën që të çojnë përpara një axhendë të përbashkët, për të arritur cilësisht bashkëjetesën demokratike të qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas. Për ta rivendosur në krye të axhendave të tyre të përveçme partiake Marrëveshjen e Ohrit si emërues të përbashkët dhe për të kërkuar me një zë që programi i qeverisë së re, cilado qoftë ajo, të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Rama.
Por, përveç mesazheve publike, Top Channel ka mësuar se kryeministri ka realizuar edhe takime kokë më kokë me të gjithë krerët e partive parlamentare shqiptare në Maqedoni. Këtë e konfirmojnë burime nga Shkupi, por edhe nga qeveria. Të gjitha partitë kanë pranuar ftesën dhe përfaqësuesit e tyre kanë mbërritur në Tiranë.
Shefi i qeverisë shqiptare kërkon të ketë një lexim sa më të qartë të situatës pas votimeve dhe synon që të nxisë ndërveprimin mes tyre për një qasje të përbashkët ndaj interesit madhor të barazisë mes dy popujve, si një parim bazë i Marrëveshjes së Ohrit. Këtë, ai e tha edhe publikisht.
“Partitë shqiptare në Maqedoni kanë identitetin e tyre dhe programet e tyre. Ato nuk janë të detyruara që të bien dakord me njëra-tjetrën për gjithçka, por janë të detyruara nga interesi i të gjithë shqiptarëve pa dallim, që të flasin me një zë të vetëm për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen: parimin e barazisë së plotë mes dy popujve në liri, të drejta, detyrime në suazën e shtetit të përbashkët të Maqedonisë”, deklaroi dje Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë