LAJMI I FUNDIT:

Kriza nuk prek Bullgarinë

Kriza nuk prek Bullgarinë

Ekonomia bullgare mbetet e qëndrueshme dhe nuk kërcënohet nga kriza financiare ndërkombëtare, tha zëvendës kryeministri bullgar dhe ministri i jashtëm, Ivailo Kalfin.

Kalfin shtoi se Bullgaria nuk do të preket direkt nga kriza financiare në SHBA dhe Evropën Perëndimore, por ndikimi do të ndihet tek eksportet dhe ritmet e investimeve të huaja, të cilat priten të ngadalësohen.

Ministri i Financave, Plamen Oresharski, dhe shefi i Bankës Qendrore, Ivan Iskrov, thanë se nuk kishin ndër mend të kërkonin ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.