LAJMI I FUNDIT:

Kriza në industrinë amerikane të automobilëve trondit ekonominë botërore

Kriza në industrinë amerikane të automobilëve trondit ekonominë botërore

Dështimi i ligjvënësve amerikanë për të ndihmuar industrinë amerikane në vështirësi të automobilëve po trondit ekonomitë në mbarë botën, ndërkohë që qeveritë po marrin masa të ngutshme për të minimizuar dëmet e mundshme.

Në Azi, Japonia njoftoi se do të shpenzojë 255 miliardë dollarë si pjesë e një pakete stimuluese për pronarët e shtëpive dhe tregjet financire të vendit. Edhe Kina njoftoi se do të ndihmojë me borxhe dhe forma të tjera të mundshme me synimin për të ndihmuar industrinë e makinave dhe të çelikut.

Në Evropë, anëtarë të Bashkimit Evropian lanë mënjanë mosmarrëveshjet për të mbështetur një plan stimulues prej gati 260 miliardë dollarësh.

Indekset kryesore në Azi pësuan sot rënie prej më shumë se 5 përqind, pasi investitorët mësuan se Senati amerikan nuk miratoi mbrëmë paketën për shpëtimin e industrisë amerikane të makinave. Tregjet evropiane u mbyllën me një humbje prej më shumë se 2 për qind. Indekset në Shtetet e Bashkuara deri në mesditë ishin në luhatje të vazhdueshme.


Çmimet e naftës ranë më shumë se 3 dollarë për fuçi, ndërkohë që vlera e dollarit amerikan ra përkohësisht në nivelin më të ulët në 13 vjet përkundrejt jenit japonez./WOA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori