LAJMI I FUNDIT:

Kriza, Kouchner: G20, fillim i një procesi të gjatë

Kriza, Kouchner: G20, fillim i një procesi të gjatë

Mbledhja e G20-ës në Uashington mbi krizën financiare nuk do të jetë veçse fillimi i një procesi të gjatë. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, i cili gjendet në një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi i vendeve me të industrializuara dhe ekonomive më ne rrezik do të mbahet të premten dhe të shtunën e ardhshme.

“Do te jetë fillimi i një pune të vështirë për ekspertët të cilët do të përpiqen të rregullojnë ekonominë e tregut që e gjithë bota njeh dhe aprovon”, theksoi shefi i diplomacisë franceze.