LAJMI I FUNDIT:

Kriza, Honda shkurton punonjësit dhe prodhimin

Kriza, Honda shkurton punonjësit dhe prodhimin

Kriza ekonomike botërore ka përfshirë edhe kompaninë Honda. Kolosi i industrisë japoneze të makinave ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratat e punës për më shumë se 3 mijë punëtorë.

Shkurtimi i vendeve të punës do të shoqërohet edhe me ulje të prodhimit.

Dy ditë më parë edhe kompania tjetër japoneze Toyota, u kërkoi 2200 drejtuesve të saj të blejnë automjetet e firmës për të përballuar rënien e shitjeve.

Kompania shkurtoi edhe pagat e punonjësve, për shkak të rënies së fitimeve.